1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Barrozo qëndroi për vizitë në Uashington

19 Tetor 2005

Në dhjetor të këtij viti në Hongkong takohen përfaqësuesit e afro 150 vendeve anëtare të Organizatës Botërore të Tregtisë. Mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian ka kohë që kanë plasur zënkat mbi subvencionet agrare nga të dyja anët e Atlantikut.

https://p.dw.com/p/ArD0
Bush dhe Barrozo
Bush dhe BarrozoFotografi: AP

Që prej vitit 1989 nuk është zhvilluar asnjë takim bilateral i këtij lloji mes një presidenti amerikan dhe shefit të Komisionit Evropian. Të dyja palët ishin njësoj të interesuara që pas kësaj "dreke mes miqëve të mirë", të lënë përshtypjen e një harmonie të paturbulluar. Xhorxh Bush e njeh Hose Manuel Barrozon, që prej kohës kur ky i fundit ishte kryeministër i Portugalisë. Ata njihen mirë me njëri-tjetrin dhe sipas Bushit kjo është mirë edhe për marrdhëniet amerikano-evropiane.


"Eështë me rëndësi që evropianët ta dijnë: marrëdhëniet me Evropën do të thonë shumë për ne. Amerika dëshiron që Bashkimi Evropian të ketë sukses në mënyrë që ne të ndjekim bashkarisht objektiva të rëndësishëm. Ne duam të krijojmë bazat për paqë ndërsa ne angazhohemi për demokraci dhe liri", tha Bush.

Mysafiri nuk kundërshtoi. "Ne na lidhin vlera të përbashkëta", tha edhe Barrozo në Shtëpinë e Bardhë, aty bëjnë pjesë "demokracia dhe liria njëjtë si të drejtat e njeriut". Të dyja palët janë të interesuara edhe për liberalizimin e tregtisë botërore, u shpreh presidenti i Komisionit të BE-së Barrozo:

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian qëndrojnë bashkarisht për 40 përqind të tregtisë botërore. Tregjet e hapura janë në interes të të dyja palëve. Ne duam, që bisedimet e ardhshme për tregtinë të jenë të suksesshme, që rezultatet ambicioze dhe të drejta në fushën e bujqësisë, por jo vetëm aty, të përfundojnë në mënyrë që qytetarëve tanë ti bëhen të qarta përparësitë që sjell globalizimi", tha Barrozo.

Në mosmarrëveshjet për uljen e subvencioneve agrare, sipas njoftimeve të agjensive të lajmeve Uashingtoni ka bërë sërish presion. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë nga vendet evropiane "shkurtime të thella" dhe duan të pranojnë vetëm disa përjashtime. Përveç kësaj amerikanët do të jenë të gatshëm të shkurtojnë 60 përiqnd të subvencioneve të tyre, vetëm nëse Bruskeli e bën këtë në një masë prej 83 përqind. Ata propozojnë shtesë që doganat më të larta të importit të ulen deri në 90 përqind. Nga ana tjetër edhe evropianët janë të pakënaqur dhe duan që amerikanët të ofrojnë më tepër se deri tani.

Presidenti i Komisionit Evropian Hose Manuel Barrozo u shoqërua në Uashington edhe nga komisionerja e jashtme e Bashkimit Evropian Benito Ferrero Valdner:

"Besoj që është shumë me rëndësi që Bashkimi Evropian dhe amerikanët e dijnë, që ne duhet të shkojmë përpara. Por natyrisht që ne jemi në një pozitë politike të negociatave. Dhe në një situatë të tillë është e qartë që secili kërkon njëherë nga tjetri që të bëj më shumë", tha Benito Ferrero Valdner.

Miqësi atje, vlera të përbashkëta këtu: megjithatë nga ujdia palët duket të jenë larg njëra-tjetrës. Andaj suksesi i bisedimeve të Organizatës Botërore të Tregtisë edhe pas vizitës së Barrozos tek presidenti Bush në Uashington ndodhet ende larg në qiell.