1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bashkëpunim komunal gjermano-grek

Panagiotis Kouparanis/Pandeli Pani29 Tetor 2013

Komunat gjermane dhe greke janë duke u zhvilluar një model bashkëpunimi, që mund të vendosë standarde. Ata shkëmbejnë know-how dhe realizojnë projekte të përbashkëta - për shembull në mbrojtjen e mjedisit.

https://p.dw.com/p/1A7T9
Fotografi: DW/Panagiotis Kouparanis

Komuna e vogël Amyntaio në veri të Greqisë gjendet në me të një fushe linjiti. Aty ka disa termocentrale që për dekada të tëra sigurojë energji për 20.000 banorët e rajonit. Për një kohë të gjatë askush nuk pyeste për dëmet që mund t'i shkaktoheshin mjedisit prej tymit të termocentraleve. Por vetëdija e njerëzve ka ndryshuar. Ndërkohë, ata janë të interesuar për burimet e energjisë ekologjike dhe të qëndrueshme. "Ne kemi pasur sukses në avancimin e prodhimit të energjisë elektrike nga një central me biomasë, si dhe prodhimin e energjisë termike nga bimët, pra si biogaz," thotë kryetari i komunës Amyntaio, Makis Iossifidis.

Ndihmë nga Gjermania

Sipas Iossifidis një ndihmë e rëndësishme për këtë projekt erdhi nga Gjermania. Kuvendi gjermano-grek, një rrjet kryetarësh të komunave dhe ekspertësh të pushtetit vendor nga Gjermania dhe Greqia, mbështet shkëmbimin e know-how dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta. Në Amyntaio ky rrjetin mbajti një konferencë mbi energjinë e rinovueshme në nivel lokal. Para këtij në Nyremberg qe mbajtur një takim i Kuvendit gjermano-grek, në të cilin rreth gjysma e 400 pjesëmarrësve qenë nga Greqia. Ndër ta edhe 60 kryetarë komunash.

Takimi i Kuvendit gjermano-grek në Nyremberg
Takimi i Kuvendit gjermano-grek në NyrembergFotografi: DW/P. Kouparanis

Në takim u diskutua në lidhje me çështjen e përpunimit të mbeturinave. Kjo kushton një shumë në Greqi. Në Gjermani disa komuna nxjerrin fitime me përpunimin e mbeturinave.

Temë tjetër që u diskutua qe se si qeverisja lokale mund të bëhet më efektive. Një tjetër çështje ishte pyetja se si prodhimet bujqësore vendore mund të tregtohen më mirë, në mënyrë që ato të gjejnë rrugën në supermarkete gjermane.

Luftim i paragjykimeve përmes bashkëpunimit

Në fillim të viteve 1960 qindra e mijëra grekë erdhën si emigrantë në Gjermani. Rreth dy milionë gjermanë kalojnë çdo vit pushimet e tyre plazhet greke. Megjithatë marrëdhëniet midis dy vendeve nuk janë domosdoshmërisht harmonike. Tensionet gjermano-greke tensione si pasojë e krizës së euros kanë nxjerrë në pas sërish paragjykime dhe stereotipe që mendohej se ishin kapërcyer.

Kjo u duk edhe gjatë vizitës në Kretë të Hans-Joachim Fuchtel, përfaqësues i kancelares gjermane Angela Merkel për bashkëpunim gjermano-grek në nivel komunal. Shtypi i atjeshëm lokal reagoi kundër Fuchtel dhe duke përmendur kohën e pushtimit gjerman të ishullit gjatë Luftës së Dytë Botërore paralajmëroi kundër çdo bashkëpunimi.

Hans-Joachim Fuchtel
Hans-Joachim FuchtelFotografi: DW/P: Kouparanis

Gjerman Frank Edelmann, kryetari i komunës së Steinach-ut, angazhohet në Selanik për të përmirësuar bashkëpunimin midis pushtetit vendor dhe shoqërisë civile, pra me shoqatat, iniciativat apo OJQ-të. "Ne organizuam takime të përbashkëta me palët e interesuara nga shoqëria civile dhe me udhëheqjen e bashkisë dhe pastaj me zyrtarë të administratës", thotë Edelmann. Pastaj ngritëm një qendër bashkëpunimi: "Detyra e saj është që të koordinojë bashkëpunimin ndërmjet administratës së qytetit dhe iniciativave dhe grupeve të shoqërisë civile." Kjo veçanërisht për çështjet ligjore dhe organizative.

Komunat greke e mirëpresin transferimin e know-how

Gjatë takimit greko-gjerman në Nyremberg u lidh me skype edhe guvernatori i Kretës Stavros Arnaoutakis dhe shprehu mbështetjen e tij. Arsyeja: përveç se në Athinë, edhe në Kretë filloi projekti i parë pilot i trajnimit të dyfishtë profesional për profesionistët e turizmit sipas modelit gjerman. "Ne e mbështesim projektin që fillon tani me 30 të rinj. Kur ishim për vizitë në Gjermani ne pamë se si funksionon kjo," shpjegon Arnaoutakis. "Ne shpresojmë se numri i të rinjve vitet e ardhshme do të shumëfishohet dhe do të kontribuojë për përmirësimin e turizmit në Kretë," tha guvernatori i Kretës.

Në vitin 2014 fillon periudha tjetër e ndihmave nga Bashkimi Evropian dhe eskpertët gjermanë duhet t'u ndihmojnë komunave greke që të përfitojnë para për projekte nga këto fonde.