1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bashkësia ndërkombëtare ndihmon Pakistanin

Gerd Wolff10 Tetor 2005

Përmasat e tërmetit në Azi rezultojnë gjithnjë e më katastrofale. Deri tani kanë gjetur vdekjen mbi 30.000 njerëz. Ekipet shpëtimtare po përpiqen që të nxjerrin trupat e pajetë dhe para së gjithash të mbijetuarit.

https://p.dw.com/p/ArNp
Kashmiri tronditet rëndë nga tërmeti
Kashmiri tronditet rëndë nga tërmetiFotografi: dpa

"Zoti është i madh", dëgjohet disa herë duke thirrur një zë i ngjirur nën gërmadhat e kullave Margala në Islamabad - për të heshtur përgjithmonë pak para se ekipa shpëtimtare të arrinte deri tek ai. Eshtë kjo vetëm një prej tragjedive të panumërta të kësaj katastrofe, pritet të pasojnë të tjerat.

Edhe pse në vendin e ngjarjes kanë arritur shumë makina të mëdha për gërmim ende ekipeve shpëtimtare u mungon para së gjithash rryma dhe medicina. Presidenti i Pakistanit Pervez Musharaf tha:

"Ne kemi nevojë për medikamente dhe mjekë të cilët do të kryenin operacione në vendin e ngjarjes. Dhe natyrisht që ne kemi nevojë për ndihma të tjera, para së gjithash për çadra dhe batanije", tha Musharaf.

Në Muzafa-Rabat, kryeqytetin e pjesës së administruar nga Pakistani të Kashmirit stadiumi lokal i Kriketit është kthyer në qendër për pranimin e të lënduarëve. Të paktën 11 mijë njerëz vdiqën në Muzafa-Rabat, qyteti ë shtë shkatërruar në pjesët më të madhe të tij. Pak të reja ka nga Balakoti, në provincën veriperëdnimore pakistaneze ku janë shkatërruar tërsisht dy shkolla. Si pasojë dyshohet që jetën të kenë humbur të paktën 400 fëmijë.

Megjithatë nga rajoni vijnë edhe lajme shpresëdhënëse: tre ditë pas tërmetit nga gërmadhat është nxjerrë i gjallë një fëmijë. Ekipe shtesë shpëtimtare janë në rrugë e sipër për në rajonin e Kashmirit. Anglia, Turqia, Australia, Japonia, Rusia dhe Gjermania: të gjitha dërguan ndihma dhe premtuan të holla shtesë për rajonin e goditur nga katastrofa. "Ne e dijmë se çdo orë është me rëndësi", tha Jan Egelenad, koordinatori për ndihma i Kombeve të Bashkuara.

Sipas të dhënave të një zëdhënëse të Kombeve të Bashkuara urgjentisht nevojiten ushqim, ujë dhe spitale fushore. Ndërkohë problem më të madh paraqet transportimi i ndihmave sesa mungesa e tyre. Edhe pse është mobilizuar tërë ushtria, armata pakistaneze ka angazhuar vetëm 25 helikopterë, shumë pak për furnizuar tërë rajonet e prekura nga tërmeti. Shumë prej fshatërave të thella mund të arrihen vetëm me helikopterë. Presidenti amerikan Xhorxh Bush paralajmëroi se do të zhvendos të paktën tetë helikopeterë nga Afganistani për në rajonin e krizës në Pakistan.

Sipas të dhënave të Kryqit të Kuq janë gjithsejt 120 mijë njerëz që kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme. Kombet e Bashkuara besojnë se nga tërmeti janë prekur të paktën 4,5 milionë njerëz, ata janë lënduar apo kanë mbetur pa kulm mbi kokë. Netët në kodrat e Kashmirit janë të ftohta që në vjeshtë, numri i të vdekurëve ngritet nga ora në orë.

Kryeministri i Indisë Manmohan Sing telefoni sot me presidentin pakistanez Pervez Musharaf dhe i ofroi ndihmën e vendit të tij në shenjë të afrimit të mëtutjeshëm dhe çtensionimit të gjendjes mes dy vedneve. Pakistani reagoi pozitivisht - qeveritë do të mbesin në kontakt, thuhet në Islamabad.

Ekzsitojnë ende rajone ku nuk kanë arritur ende ekipet shpëtimtare e as ndihma të tjera. Ndikimet e tërmetit janë hetuar deri në veri të kufirit kinez prej nga njoftohet për rrëshqitje të rënda dheu, rrugë të bllokuara dhe viktima të tjera.