1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

250809 Dialog Muslime Kommunalwahl

27 Gusht 2009

"Aleanca për paqe dhe drejtësi" (BFF), një aleancë zgjedhore e muslimanëve do të gjendet në fletët e votimit të qytetarëve të Bonit për zgjedhjet komunale në landin më të madh gjerman Nordrhein-Westfalen me 30 gusht.

https://p.dw.com/p/JJDB
Qyteti i Bonit.
Aleanca e myslimanëve merr pjesë në zgjedhjet komunale në Bon.Fotografi: BFF

Në Bon, sipas të dhënave të zyrës së statistikave të janarit të këtij viti jetojnë afro 75 000 vetë me prejardhje emigracioni. Me përjashtim të një zone Aleanca mundi t'i përfaqësojë me kandidatë të 33 zonat zgjedhore të qytetit. Dhe kjo në një kohë të shkurtër:

Patate, hudhra dhe patëllxhanë ka kudo në Bon. Prandaj sllogani: „Boni, shtëpia jonë!“. Me këtë poster prezantohet "Aleanca për paqe dhe drejtësi" në Bon për barazinë e të të gjithë qytetarëve – pavarësisht nga përkatësia fetare apo origjina.

Aleanca e myslimanëve merr pjesë në zgjedhjet komunale në Bon.
Haluk Yildiz - Me përjashtim të një zone Aleanca mundi t'i përfaqësojë me kandidatë të 33 zonat zgjedhore të qytetit.Fotografi: BFF

Së bashku zgjidhje

Shoqata e parë e zgjedhësve e themeluar nga muslimanët në Gjermani u krijua më 30 qershor 2009 dhe u prezantua për herë të parë në një konferencë shtypi. Aty ishte dhe kandidati kryesor dhe kryetari i parë i shoqatës, Haluk Yildiz: "Meqenëse ne e kuptojmë integrimin si detyrë mbarëshoqërore, presin që ajo të mos realizihet vetëm nga një grup, por nga e gjithë shoqëria. Ne themi: integrimi duhet të kryhet nga e gjithë shoqëria dhe jo vetëm nga një audiencë e caktuar. Dhe konceptimi kryesor është, që ne duhet të krijojmë një platformë, që aktorët e shoqërisë të ulen në një tryezë dhe të kërkojnë së bashku zgjidhje. Pra jo që të flitet për migrantët, por që migrantët të kenë të drejtë të vendosin, se cfarë kuptojnë me integrim."

Aleanca e zgjedhësve rrjedh nga një iniciativë e „Këshillit të muslimanëve në Bon“ (RMB). Gjatë punës tashmë trevjeçare të këshillit është bërë e qartë, se shumë probleme janë të natyrës mbarësociale dhe nuk mund të zgjidhen vetëm nga ana muslimane. Edhe nevojat e muslimanëve të Bonit janë marrë shumë pak parasysh në këshillin e qytetit të Bonit, deri tani.

Në rradhë të parë puna integruese

Kandidati i zonës zgjedhore „Bon Qendër" nuk u drejtohet vetëm zgjedhësve muslimanë, por kërkon që shoqata e tij të përbëjë një opcion për të gjithë qytetarët.

Ndër kompetencat kryesore, që "Aleanca për paqe dhe drejtësi" i vë vetes, është në rradhë të parë puna integruese. Aprovimin e jep edhe 15-vjecari Matthias Klëckner nga Boni. Ai mendon: "...sepse bota jonë po bëhet gjithnjë e më e globalizuar dhe bashkëjetesa në botën tonë të globalizuar nuk funksionon më me parimin e egos dhe të mendësisë nacionale. Mendësia nacionale na vë pengesa në rrugën tonë, të cilat mund t'i kapërcejmë përmes integrimit. Besoj, se kjo nga partitë drejtuese nuk është marrë parasysh."

Jyrgen Kannich
Jyrgen Kannich - Kryetar i Aleancës së myslimanëve në Bon ku jetojnë 75 000 vetë me prejardhje emigracioni.Fotografi: BFF

Kështu që aleanca zgjedhore mund të ishte një obsion serioz për 15-vjecarin, sikur të mos ishte ligji komunal për Renaninë Veriore-Vestfalinë. Sipas tij ai lejohet të votojë, pasi të ketë mbushur 16 vjeç. Në programin e saj zgjedhor aleanca refuzon çdo lloj diskriminimi, terrorizmi, racizmi dhe antisemitizmi. Kandidati kryesor thekson, se nuk ka kërkesa që u përkasin vetëm muslimanëve, sepse edhe partitë kryesore angazhohen për ndërtimin e xhamive.

Aleanca për të gjithë

Kërkesa të tjera janë shkarkimi financiar i familjeve, si dhe ngritja e zyrës së antidiskriminimit.

Krijimi i shoqatës së zgjedhësve muslimanë has në skepticizëm. Kemal Astare thotë:"E rekomandueshme do të ishte, sikur „Aleanca për paqe dhe drejtësi" të mos angazhohet e njëanshme, pra kryesisht për njerëz të besimit islam, por nqs vepron atëherë për të gjithë."

Kritikë në rradhët e veta ka edhe nga shoqatat. Muslimanët marrin pjesë në jetën në Gjermani dhe janë pjesë e shoqërisët; prandaj duhet të angazhohen në partitë kryesore, tha një funksionar i shoqatës islamie Milli Gërüs (IGMG) në gazetën „Frankfurter Rundschau“. Ndryshe mendon ekonomistja 42-vjeçare Asuman Bayraci, e cila kandidon për zonën zgjedhore Oberkassel: "Përsa i përket dialogut, mendoj se jemi kompetentë, sepse kemi sfond emigracioni dhe i njohim më mirë problemet e këtyre njerëzve. Ne i njohim shumë mirë të dyja kulturat, ne jemi gjermanë, shumica të lindur këtu apo së paku të rritur këtu. Por ne njohim natyrisht edhe kulturat e vendeve të origjinës sonë." Asuman Bayraci është njëra nga të gjithsej të tetë gratë, që kandidojnë për BFF.

Meqenëse është hequr pragu i 5-përqindëshit, Aleanca zgjedhore e muslimanëve ka një shans realist për t'u zgjedhur me 30 gusht në këshillin e qytetit të Bonit.

Autor : Ulrike Hummel / Angelina Verbica

Redaktoi : Aida Cama