1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bashkimi Evropian ndihmon në rindërtimin e zonave të prekura nga katastrofa në Azi

Michael Becker5 Janar 2005

Pas katastrofës në Azi, Komisioni Evropian vuri në dispozicion 23 milionë euro si ndihmë të menjëhershme. Rreth 20 ekspertë të Komisionit Evropian kanë shkuar ndërkohë në rajonet e prekura nga katastrofa për të parë se ku nevojitet më shumë ndihmë.

https://p.dw.com/p/AquS
Komisarja për çështjet e jashtme të Bashkimit Evropian, Benita Ferrero-Waldner
Komisarja për çështjet e jashtme të Bashkimit Evropian, Benita Ferrero-WaldnerFotografi: EU

Të gjithë janë të kënaqur në Bruksel: Komisioni Evropian deklaroi se njerëzit kanë reaguar shpejt dhe kanë donatuar shumë para. Kjo është e vetmja mundësi që ka Bashkimi Evropian. Be-ja nuk ka forca ushtarake, që mund t´i dërgojë në rajone krizash.

Komisarja e jashtme e BE-së Benita Ferrero-Waldner mendon se Bashkimi Evropian ka nevojë për një grup të shpejtë me ndihmës civilë, të cilët do të jenë në gjendje të dërgohen menjëherë në zonat ku ndodhin katastrofa natyrore.

"Mendoj se duhet të kemi rreth 5000 persona civilë, të cilët duhet tëjenë në gadishmëri në të gjitha vendet e BE-së. Të njejtën gjë planifikojmë edhe me grupin tonë "Battle Group", i cili do të jetë gati në vitin 2007" - thotë ajo.

Deri tani komisarja e jashtme e Be-së Benita Ferrero-Waldner është e vetmja që kërkon krijimin e një grupi të tillë.

Komsioni Evropian ka vënë deri tani një shumë prej 23 milionë euro në dispozicion. Brukseli ka për qëllim ta rrisë këtë shumë, por për këtë duhet aprovimi i vendeve antare të BE-së. Ky aprovim pritet të premten, kur në Bruksel do të mblidhen të gjithë ministrat e jashtëm evropianë së bashku me ministrat e ndihmës për zhvillim të shteteve të BE-së.

Por 23 milionë eurot e Komsionit Evropian janë një pjesë fare e vogël e shumës që vuri Bashkimi Evropian në dispozicion. Shumica e shteteve të BE-së kanë donatuar deri tani mbi 430 milionë euro.

Por BE do të kontribuojë edhe në rindërtimin e zonave në Azi, projekt ky që do të kushtojë miliona. Komisarja e jashtme e Be-së Benita Ferrero-Waldner është e mendimit që paratë e buxhetit të Be-së të planifikohen për programe në Azi:

"Ne kemi disa programe për Azinë, të cilat kushtojnë rreth 650 milionë euro çdo vit. Unë do të përpiqem ta menaxhoj buxhetin në mënyrë të tillë që programet normale të marrin më pak të holla dhe programet për rindërtimin të rriten" - shpjegon ajo.


Ndërkohë kolegu u saj, belgu Louis Michel, i cili është përgjegjës në Komision Evropian për ndihmën për zhvillim, ndodhet në Azi dhe do të bisedojë me qeveritë përkatëse se si mund të ndihmojë BE në rindërtimin e vendeve të prekura nga katastrofa.