1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE do akordojë në tre vitet e ardhshme 200 milion Euro për Shqipërinë

Arben Muka/ Tiranë10 Shtator 2008

Për drejtorin për Ballkanin Perëndimor, në Drejtorinë e Përgjithshme të Zgjerimit në Komisionin Evropian, P.Mirel, Shqipëria duhet të avancojë në luftën kundër korrupsionit, për reformën elektorale dhe atë në drejtësi

https://p.dw.com/p/FFRe
Fotografi: DW

BE duket se nuk ka ndonjë vendim të shpejtë lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e Shqipërisë, të cilët duan të udhëtojnë ne vendet europiane. Këtë ka lënë të nënkuptohet qartë gjatë qëndrimit në Tiranë drejtori për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Zgjerimit në Komisionin Evropian, Pierre Mirel. Ai u kur ka bërë të qarta autoriteteve se :

"....heqja e aplikimit të vizave nuk ka për shtysë kalendarin, por ka realizimin e reformave".

Për Mirelin, kjo çështje është jo në dorë të BE-së, por të vetë performancës së Shqipërisë në tre aspekte thelbësore që ai përmendi. Ato kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit, reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore.

"Dua të theksoj se jo vetëm Shqipëria, por edhe vendet e tjera në rajon kanë një luftë të gjatë me korrupsionin. Ky është një proces i gjatë, për të cilin masat janë marrë dhe duhet të vazhdojnë të merren. Ajo që kemi parë nëpër vite është progresi dhe kjo është e rëndësishme, jo vetëm për përgatitjen e Shqipërisë për hapin e ardhshëm, por edhe sepse është pjesë e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Prandaj ne inkurajojmë qeverinë të vazhdojë me përpjekjet e saj", deklaroi në Tiranë Pierre Mirel. Ali lëshoi qartë mesazhin, se rëndësi të dorës së parë ka konsensusi politik për reformat politike prioritare.

"Ne besojmë se vetëm nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit, Shqipëria dhe të gjitha vendet e tjera të rajonit mund të ndërmarrin dhe realizojnë reforma konsensuale, të cilat do të jenë të qëndrueshme dhe të pakthyeshme"

, tha Mireli.

Pas takimit me zyrtarin e lartë të BE-së kryeministri Berisha dha garanci se me opozitën do të vazhdohet një dialog konstant.

"Ne jemi të vendosur të punojmë bashkërisht për Kodin Zgjedhor. Ekspertët tanë kanë kontakte të vazhdueshme dhe unë jam i bindur se ata do të gjejnë gjuhën e përbashkët për t’i dhënë bazën më të mirë ligjore procesit zgjedhor, ashtu sikurse e gjetën për ndryshimet kushtetuese dhe për të lënë mbrapa Dushkun",

tha kreu i qeverisë.