1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE do të ndalojë "eksportin e terrorit" në Siri

Bernd Riegert6 Dhjetor 2014

Gjithnjë e më shumë të rinj radikalë nga Europa i bashkohen organizatës terroriste IS. Ministrat e brendshëm Europianë duan t'u ndalojnë udhëtimin dhe t’i dënojnë më ashpër kur kthehen.

https://p.dw.com/p/1E01m
Fotografi: Reuters

Ministrat e brendshmë të BE vlerësojnë se rreth 3000 europianë luftojnë deri tani për ushtrinë e terrorit të IS. Ata ranë dakord të premten që të ndëshkojnë të gjithë ata që duan t'i bashkohen organizatës terroriste, ashtu siç u bë me Kreshnik B. me origjinë nga Kosova dhe që u dënua një ditë më parë në Gjermani.

Ministri i Drejtësisë së Gjermanisë Heiko Maas (SPD) thotë se do të paraqesë ligjin para Krishtlindjeve. "Tani jemi në gjendje si vende europianë të transportojmë terror në vende të tjera. Ne nuk do të flemë në këtë situatë!" tha Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maizière në takimin me homologët e tij në Bruksel. "Prandaj ne duhet të përpiqemi të parandalojmë radikalizimin. Por nëse ai është aty, atëhere duhet t'u ndalojmë njerëzve mundësinë e udhëtimit. Nuk duam që ata të shkojnë të vrasin diku tjetër."

Thomas de Maiziere Neuordnung Islamkonferenz ARCHIVBILD
Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de MaiziereFotografi: picture-alliance/dpa

"Nuk ndalet fluksi i luftëtarëve të IS nga Europa"

I ngarkuari për luftën kundër terrorizmit i Bashkimit Europian, Giles de Kerchove, kërkoi nga ministrat e brendshëm të veprojnë më me shpejtësi. Përveç Francës dhe Gjermanisë, vetëm pak shtete kanë marrë masa konkrete deri tani, si përshembull bllokimin i pasaportave. "Numri i europianëve që i bashkohen IS është vazhdimisht në rritje. Një studim i Universitetit të Milanos tregoi se IS është shumë prezent në Twitter Facebook dhe Google. Prandaj duhet të reagojmë më shpejt dhe të vemë qëllime të tjera," tha Giles de Kerchove. BE është në bisedime me operatorët e platformave sociale për këtë problem.

Nga Gjermania janë rreth 550 luftëtarë, të cilët kanë shkuar në zonat e luftës, më së shumti përmes Turqisë, nga Belgjika 300 dhe Suedia 350. Europianët përbëjnë rreth 10% të 30 mijë luftëtarëve të IS.

Ndalimi i udhëtimit kërkon rregulla më të forta në kufij

Megjithatë ndalimi i udhëtimit nuk mund të funksionojë nëse kontrollet nuk bëhen në mënyrën e duhur. Deri tani një polic kufitar në Francë apo Bullgari nuk mund të provojë nëse karta e identitetit apo pasaporta e një gjermani është bllokuar nga autoritetet gjermane. Të dhënat për “luftëtarët e huaj” nuk regjistrohen në sistemin Shengen, sepse në zonën Shengen nuk ka kontrolle. "Prandaj është e rëndësishme që në kufijtë e jashtëm të zonës Shengen policët të kenë mundësi të kontrollojnë një gjë të tillë," thotë de Maizière. Ministrat e brendshëm kanë ranë dakord që në tetor për të bërë një gjë të tillë, por deri në hyrjen në fuqi do të duhen disa javë ose muaj, thonë diplomatët europianë.

Kampe të përkohshme për emigrantët në Afrikën e Veriut?

Tema e dytë e rëndësishme ishte edhe trajtimi i emigrantëve ilegalë, por nga diskutimet nuk pati asnjë rezultat konkret. Idea që refugjatët të shpërndahen në 28 vendet e BE nuk pati mbështetje të madhe. Më së shumti nga vende me probleme ekonomike si Portugalia, Çekia, dhe Polonia.

Griechenland Fähre Baris Rettung Bootsflüchtlinge 25.11.2014
Fotografi: Reuters/Greek Defence Ministry

Ministrat e brendshëm diskutuan edhe për ndërtimin e kampeve të përkohshëm të refugjatëve, për të shmangur udhëtimin e rrezikshëm përmes Detit Mesdhe në varkat e trafikantëve. Por nuk u mor asnjë vendim. "Në ato kampe vendoset se kush mund të vijë ligjërisht në Europë. Të tjerëve u thuhet se nëse vijnë ilegalisht në Europë do të rikthehen në vendet e tyre," deklaroi de Maizière.

Por kjo ide kundërshtohet nga organizata lobiiste për refugjatët Pro Asyl. "Ky plan është jo realist. Vetëm një pjesë e vogël do të merren në Europë," thotë drejtuesi i Pro Asyl, Günter Burkhardt.