1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

060908 EU Außenminister Abschluss

Bernd Riegert6 Shtator 2008

Ministrat e jashtëm të BE-së shpresojnë në kooperimin e Moskës në gjetjen e zgjidhjeve politike për rajonin e Kaukazit. Duket hapur se po pranohet prezenca e trupave ruse në Abkazi dhe Osetinë jugore.

https://p.dw.com/p/FChA
Pamje nga takimi i ministrave të jashtëm në AvinjoFotografi: AP

Pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në Francën jugore me diell, të gjitha shpresat janë tashmë tek Nikola Sarkozi, presidenti francez, dhe kryetari i këshillit të BE, i cili ditën e hënë udhëton për në Moskë. Aty Sarkozi do të përpiqet të bindë presidentin rus, Dimitri Medvedjev, të respektojë pikat e marrëveshjes së armëpushimit me Gjeorgjinë. Por interpretimi i këtij planigjashtëpikësh është bërë arsye për debat. Me sa duket BE ka rënë dakord, që të lejojë trupat ruse tashmë të qëndrojnë në provincat e Abkazisë dhe Osetisë jugore. Ministri i jashtëm gjerman, Frank Valter Shtajnmajer: "Mendoj se sipas planit gjashtëpikësh për tërheqjen e trupave ruse nga Osetia dhe Abkazia, pra tërheqja nga brendësia e tokës gjeorgjiane, është diçka që Rusia duhet ta pranojë, sepse ajo vetë ka rënë dakord. Ne shpresojmë që Rusia në vendimet e saj t'i përmbahet kësaj.

Franck -Walter Steinmeier bei EU Treffen Aussenminister Avignon
Shtajnmajer në AvinjoFotografi: AP

Shpresat tek udhëtimi i Sarkozisë

Deri më tani BE dhe SHBA si edhe Gjeorgjia kishin këmbëngulur që Rusia të tërhiqet në pozicionet që mbante para shpërthimit të luftës. Me këtë lëshim BE duket se do të arrijë që Rusia të bashkëpunojë për gjetjen e një zgjidhjeje politike të konfliktit. BE do të emërojë një të ngarkuar të posaçëm për Gjeorgjinë, i cili do të organizojë edhe një konferencë donatorësh. Ndërsa në plan afatmesëm Turqia dhe BE do të organizojnë një konferencë për stabilizimin e të gjithë rajonit. Sanksionet kundër Rusisë janë refuzuar nga minsitri i jashtëm francez, Bernard Kushner. Shtetet balltike, Suedia, Britania e Madhe kishin kërkuar një qëndrim më të ashpër ndaj Rusisë. Ministri i jashtëm i Estonisë, Urmas Paet: "Në moment ne shpresojme që udhëtimi i presidentit Sarkozi të ketë rezultate pozitive. Prandaj është herët të merremi me këtë punë."

Georgien USA Flaggschiff der 6. US-Flotte USS Mount Whitney vor Pori
Flota amerikane sjell ndihma për GjeorgjinëFotografi: AP

Perspektivë anëtarësimi për ish-republika sovjetike

Urmas Paet kërkoi perspektivë të qartë anëtarësimi për Gjeorgjinë dhe Ukrainën. Nuk duhët të zbutemi sepse vjen kritikë nga pala ruse: "Aktualisht është e rëndësishme që NATO dhe Be të mbështesin plotësisht Ukrainën, Moldavinë dhe shtete të tjera, që e shohin të ardhmen e tyre si vende demokratike. Për këto vende kjo është siguria më e madhe."

Por shtete të tjera të BE-së ndër to edhe Gjermania e frenojnë këtë tendencë në BE. Një anëtarësim i një Ukraine ende të pastabilizuar është larg.

OSBE e kënaqur me bashkëpunimin rus

OSZE Logo

Ndërkohë ministri i jashtëm britanik, David Miliband i kërkoi Moskës që tre javë pas nënshkrimit të marrëveshjes më së fundi të tregohet kooperative. "Me vështrim nga Gjeorgjia duhet thënë se është e rëndësishme që Rusia të respektojë parimet themelore për të cilat pretendon se i ka pranuar. Këto janë mëvetësia territoriale, forma demokratike e qeverisjes dhe resekti para së drejtës ndërkombëtare."

Por ministri i jashtëm i Finlandës, dhe kryetar i radhës i OSBE-së, Aleksandër Stub lëvdoi Rusinë. Deutsche Welle-s ai i tha se Rusia lejon vëzhguesit ushatarkë të OSBE.-së ndërkohë në zonat që mbahen nga vetë rusët. "Po shkon mirë. Kemi 28 vëzhgues ushtarakë në rajon. Të premten ata mund të shkonin në zonën e konfliktiti. Ne po përpiqemi t'i dërgojmë në Osetinë jugore. E thënë përmbledhtazi bashkëpunimi me rusët ka qenë i mirë."

BE është e gatshme të dërgojë më shumë vëzhgues në rajon. Në takimin e ministrave të jashtëm në Avinjo, ministri i jashtëm gjerman, Shtajnmajer hodhi idenë e hetimit të arsyeve të shpërthimit të luftës. Ndërsa ministri i jashtëm luksemburgas, Zhan Aselborn tha se jo vetëm Rusia, por edhe Gjeorgjia ka përgjegjësinë e saj. Ministrat e jashtëm u përpoqen të përcillnin një imazn të unitetit, megjithëse sipas zërave nga qarqet qeveritare, kishte dasi të ëmdah. Po qe se udhëtimi i presidentit francez, Sarkozi në Moskë ditën e hënë nuk sjell ndonjë rezultat, atëherë çarjet brenda BE-së nuk do të fshihen dot më, thotën diplomatët nga BE-ja.