1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE-ja do të një kurs më të ashpër kundër neonazistëve - Ministri i brendshëm gjerman Shili skeptik

Barbara Vezel28 Janar 2005

Ministrat e brendshëm dhe të drejtësisë të vendeve të BE-së të premten u mblodhën në Luksemburg në një takim dyditor (28.01.´05) jo zyrtar. Në qendër të debatit ishte lufta kundër ekstremizmit të djathtë, si dhe ndalimi i simboleve naziste.

https://p.dw.com/p/ArFH
Minitrat e brendshëm: i Belgjikës Devel, i Gjermanisë Shili, i Luksemburgut Frieden
Minitrat e brendshëm: i Belgjikës Devel, i Gjermanisë Shili, i Luksemburgut FriedenFotografi: AP

Komisioneri i BE-së për drejtësinë dhe punët e brendëshme, Franko Fratini, përpara disa ditësh mori një letër me përmbajtje kërcënuese të vulosur me kryqin e thyer prej qarqeve të neonazistëve. Kjo ngjarje, e në radhë të parë edhe paraqitja në një festë kostumesh e princit britanik Harri me një uniformë naziste dhe me një shirit me kryqin e thyer në krah, u bë shkas që t´i jepen impulse të reja përpjekjeve për një qëndrim të përbashkët më të ashpër kundër neonazizmit dhe racizmit.

Prpozimi për këtë çështje ndodhet nëpër sirtarë qysh në vitin 2001. Në të parashikohet ndalimi dhe ndjekja penalisht e nxitjes së urrejtjes dhe dhunës, tolerimit të hapur të genocidit apo krimeve kundër njerëzimit, si dhe përhapja e materialeve me shkrim apo atyre fotografike e filmike që kanë përmbajtje raciste. Në këtë paketë masash mund të shtohet edhe ndalimi i përodrimit të kryqit të thyer apo simboleve të tjera të ngjashme të nazizmit.

Ministri i brendshëm i Luksemburgut, Luk Frieden, president i radhës i këshillit të ministrave, është angazhuar me këmbëngluje për vendosjen e këtyre masave: "Ne u detyrohemi viktimave të Aushivict. Evropa është një bashkësi vlerash, dhe unë nuk do të lejoj që krime të shëmtuara si racizimi, apo gjithçka tjetër e këtij lloji, të mbeten pa u ndëshkuar. Ndaj unë do të ndërmarr përpjekje të shumta për të biseduar me vendet antare, të cilat shohin vështirësi në këtë drejtim. Ne duhet të gjejmë një ekujlibër mes lirisë së mendimit dhe luftës së ideve, që nuk pajtohen me vlerat themelore të Evropës."

Por është vërtetë e vështirë që të formulosh përkufizime të ashpra pa cënuar nëpërmjet një ligji të tillë lirinë e mendimit ose lirinë e artit. Rezerva në këtë drejtim shpreh p.sh. Britania e Madhe. Ndërsa njëri prej ministrave që duhej të bindtte luksemburgasi Luk Frieden ishte homologu i tij gjerman Oto Shili. Ky i fundit është skeptik ndaj kësaj iniciative, sepse mund të jetë e vështirë që të gjitha vendet e BE-së të krijojnë kuadrin ligjor. Gjithashtu Shili nuk mendon se do të sjellë gjë ndalimi konkret në BE i simboleve naziste: "Kam dyshim që një masë e tillë do të mund të ketë efekt vërtetë. Siç e shihni edhe me partitë nacionale gjermane, NPD: ajo vepron në mënyrë shumë të rafinuar për t´iu shmanguar të tilla ndalimeve. Unë mendoj, që ne në secilin vend duhet të peshojmë mundësitë që na vë në dispozicion demokracia ligjore. Nëse evropianët do të shkëmbejnë mendime edhe lidhur me këtë çështje, është e rëndësishme, që ne edhe të informojmë reciprokisht njëri-tjetrin."

Sepse, argumenton më tej Shili, ekstremistët e djathtë gjithësesi duan të veprojnë në mbarë Evropën e në këtë mënyrë ata bien në kontakt me njëri-tjetrin. Ndaj ministri i brendshëm i Gjermanisë dëshiron më shumë shkëmbim informacioni për ekstremistët e djathtë të ekstraduar, apo për strategjitë që kanë pasur më shumë efekt në vende të tjera evropiane në luftën kundër ekstremizmit.

Ministri Shili kërkon më shumë bashkëpunim në punën e përditshme të policisë. Por pikërisht në këtë aspekt çalojnë punët në Evropë. Ndonëse në takimin e së premtes u konstatua, se janë bërë edhe disa hapa përpara sa i përket shkëmbimit të të dhënave lidhur me çështjet penale.

Pas raundit të parë të bisedimeve të ministrave të drejtësisë që të gjithë shprehën gatishmërinë për kompromis. Këtej e tutje do të kërkohen zgjidhje praktike. Pala gjermane vazhdon të jetë kundër hartimit të një regjistri të ri themeltar për çështjet penale në nivelin e BE-së. Kjo zgjat shumë, ishte në përgjithësi mendimi në takimin e Luksemburgut. Tani për tani do të bëhen përpjekjet që të konstruktohet një procedurë e thjeshtuar dhe funksionuese e marrjes së informacionit në mbarë BE-në.