1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

EU Rohstoffe

27 Gusht 2010

BE shqetësohet që sipërmarrjeve gjermane në degën hightech dhe automjeteve mund t'u vështirësohet qasja në 14 lëndët e para të rralla. Në rradhë të parë duhet të ndikohet te vendi, që ka monopolin, Kina, po si?

https://p.dw.com/p/OxDQ
Lëndë të paraFotografi: Stiftung Archäologie, München

Kina ka depozita të tëra xeherorësh, të cilat nevojiten në industrinë kompjuterike dhe të ndriçimit. Para disa javëve ajo e reduktoi afro 40% eksportin e këtyre lëndëve të para, nga e cila është e varur Evropa. Gwenolé Cozigou është përgjegjës për lëndët e para në komisionin e BE në Bruksel.

„Kina do ta zhvillojë industrinë e saj. Ky është një synim krejtësisht i pranueshëm. Por ne besojmë, se ky qëllim mund të arrihet me kushte tregtare mundësisht të drejta."

Das Schwermetall Tantal
Metali i rëndë tantal përdoret për mikroprocesorë

Kina në epërsi

Kina ngre -si për inat të industrisë evropiane - taksat dhe doganat për metalet e rralla. Kinezët duan të arrijnë, që lëndët e para të përpunohen në Kinë dhe të përdoren për produkte High-Tech. Në bisedime të vështira komisioni i BE përpiqet të bihet dakord për kushte të drejta tregtare. Por Kina në moment është në epersi, mendon Hubertus Bardt, ekonomist për mjedisin dhe ekspert i lëndëve të para në institutin e ekonomisë gjermane në Këln.

„Potenciali kërcënues nuk është aq i madh, sidomos atëherë, kur do ta mbash tregtinë e lirë edhe në tjetër vend. Natyrisht që mund të kërcënosh, që të ngresh kufizime importi për produktet kineze. Këtë nuk e do askush dhe kjo do të na dëmtonte në fund edhe vetë neve. Kjo është natyrisht një situatë e vështirë dhe këtu nuk ka rrugë të lehtë."

Hubertus Bardt, Umweltökonom, Institut der Deutschen Wirtschaft in Köln
Hubertus Bardt, ekonomist në institutin e ekonomisë gjermane në KëlnFotografi: DW/B.Riegert

BE së bashku me SHBA dhe Meksikën ka nisur procedurë arbitrazhi tek Organizata Botërore e Tregtisë kundër Kinës në çështjen e lëndeve të para. Por kjo procedurë mund të zgjasë me vite. Pekinit nuk duket se i bën shumë përshtypje. Kina nuk posedon vetëm rajone xeherore, por edhe një sërë lëndësh të para të rralla. Brenda BE nuk ka thuajse asnjë depozitë, që do të kishte qenë e arsyeshme të shfrytëzohej ekonomikisht. Evropianëve u mbetet kryeisht të parë rifitimi i lëndëve të para prej qarqeve të vjetra të rrymës, nga kompjuterat, magnetet dhe automjetet, thotë Gwenolé Cozigou e komisionit të BE.

Miniera në qytet: riciklimi

„Ne në Evropë kemi të ashtuquajtura miniera në qytet, me këtë kuptohet riciklimi, një burim kryesor i krijimit të lëndës së parë. Ne po punojmë për krijimin e rregullave për eksportin e makinave të vjetra dhe aparaturave të vjetra elektronike"

Europa e varfër me lëndë të parë, duhet të kujdeset që të gjejë mjete zëvendësuese për lëndët e para të rralla. Kërkimet shkencore janë një detyrë e rëndësishme, thotë Hubertus Bardt i i Institut të ekonomisë Gjermane. Kjo vlen psh edhe për metalin litium. Ai nuk është se mungon, por përdoret gjithnjë e më shumë për bateritë në makinat elektrike.

„Tani të gjithë flasim për litiumin dhe çështjen e elektromibilitetit. Nqs do të arrinim që të zhvillonim dikur bateri dhe furnizues me rrymë, që s'janë të varur nga lënda e parë, atëherë menjëherë problemi do të zgjidhej. Në kërkimin e zëvendësuesve të lëndëve të para, ekzistojnë shumë potenciale. Po për të duhen çudira teknike, ata nuk mund t'i mendosh thjesht në tryezën e punës."

Infografik seltene Rohstoffe
Infografikë e metaleve të rralla

Ndihmë për zhvillim në këmbim të lëndëve të para

Jo vetëm Kina, por edhe Kongo, Afrika e Jugut dhe Brazili kanë rezerva të metaleve dhe mineraleve të rralla. Propozime si në stilin kolonial që ndihma e zhvillimit të lidhet me shfrytëzimin e lëndëve të para komisioni i BE e refuzon. Gwenolé Cozigou shpjegon se në këto vende duhen krijuar kushte të qëndrueshme, me qëllim që t'u garantohet siguri investuesve perëndimorë. Ai e ka të qartë se Kina në Afrikë bën blerje agresive, për të siguruar vetë rezervat e lëndëve të para. Në nëntor komisioni i BE do të prezantojnë një strategji, se si shtetet e unionit do të sigurojnë furnizimin me lëndë të para.

Autor: Bernd Riegert

Redaktoi: Angjelina Verbica