1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE negocion me Serbinë për pranimin - Shqipëria duhet të presë

Pandeli Pani17 Dhjetor 2013

Në Shqipëri ka pasur shumë përparime, por BE-ja ka nevojë për një bilanc disi më të gjatë suksesesh para se të mund të miratojë statusin e kandidatit.

https://p.dw.com/p/1Abfc
Fotografi: DW

Ministrat për Evropën e 28 qeverive të BE-së e refuzuan në Bruksel një herë për një herë dëshirën e Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat. Për këtë do të vendoset në samitin e BE-së në qershor të vitit të ardhshëm. Komisioneri Stefan Fyle tha: "Unë kam shumë besim se ne jemi në rrugën e duhur për takimin në qershor."

Shtyrja e vendimit për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë është "vetëm një çështje kohe," tha ministri i Jashtëm lituanez dhe presidenti i radhës i Këshillit të BE-së Linas Linkevicius. Të gjithë shtetet anëtare të BE-së i kanë përshëndetur përpjekjet e Shqipërisë për reforma, për pajtimin e brendshëm politik dhe zhvillimin e zgjedhjeve. Gjithashtu të rëndësishme janë përpjekjet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Aussenministertreffen von Litauen Litauen Linas Linkevicius
Linas LinkeviciusFotografi: picture alliance/AP Photo

"Ne mendojmë se (në Shqipëri) ka pasur shumë përparime, por besojmë se kemi nevojë për një bilanc disi më të gjatë suksesesh para se të mund të miratojmë statusin e kandidatit," - u shpreh para fillimit të këshillimeve ministri danez për Çështjet evropiane Nick Haekkerup.

Presidenti i Këshillit Linkevicius theksoi se në çështjet e zgjerimit në BE-së janë të mundshme vetëm vendime unanime. "Kjo kërkon kohë dhe durim. Ne nuk jemi ende në gjendje të vendosim - por kjo nuk e minon sipas mendimit tim besueshmërinë e procesit të zgjerimit." - tha ministri i Jashtëm lituanez Linkevicius.

Po fillimit të negociatave me Serbinë

Bashkimi Evropian do të fillojë në janar negociatat me Serbinë për pranimin në BE-ja. Stefan Fyle tha se ky është "një hap i rëndësishëm për Serbinë." Negociatat do të fillojnë më 21 janarit Fyla tha se nuk do të spekulojë në lidhje me kohëzgjatjen. BE-ja supozon se qeveria e Serbisë do të vazhdojë normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Por kjo nuk duhet të thotë vonesa në negociata. Në fund të bisedimeve për anëtarësim është e domosdoshme një "marrëveshje me veprim detyrues në mes të Serbisë dhe Kosovës", tha ministri i Jashtëm lituanez dhe presidenti i radhës i Këshillit të BE-së Linas Linkevicius.

EU-Kommissar Stefan Füle während seines Besuchs in Armenien
Stefan FüleFotografi: DW/ A.Gazazyan

Komisioneri për zgjerimin e BE-së Stefan Fyle u shpreh "i shqetësuar" për ngecjen në vend të përpjekjeve për të zgjidhur mosmarrëveshjen e emrit midis Greqisë dhe ish-republikës jugosllave të Maqedonisë.