1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE politikës në Shqipëri: Reformat diskutohen në kuvend

21 Shkurt 2019

Kryediplomatja e BE, Federica Mogherini dhe komisari pёr Zgjerimin, Johannes Hahn, deklaruan për median, se veprimet e opozitёs dhe djegia e mandateve nё Shqipёri po “pengojnё seriozisht funksionimin e demokarcisё”.

https://p.dw.com/p/3DnN9
Belgien Brüssel Federica Mogherini, left, and EU Enlargement Commissioner Johannes Hahn
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/G. Vanden Wijngaert

Nё komunikatёn e tyre, Mogherini dhe Hahn tёrhqin vёmendjen se Parlamenti është vendi ku duhet të diskutohen reformat dhe zhvillimet përkatëse. Parlamenti nuk është vend që duhet të bojkotohet. "Këto vendime dhe veprime janë kundërproduktive, shkojnë kundër zgjedhjes demokratike të qytetarëve shqiptarë dhe minojnë progresin që vendi ka bërë në rrugën e Bashkimit Evropian”, thuhet në kumtesë.

Ata tё dy pranojnё, se respektojnё tё drejtën e qytetarëve për t'u angazhuar në protesta paqësore si një tipar dhe vlerë thelbësore e demokracisë. Mirёpo ata "fuqimisht denoncojnë çdo retorikë nga udhëheqësit politikë që bëjnë thirrje për dhunë”.

Bashkimi Evropian kёkron nga të gjithë anëtarët e Parlamentit Shqiptar të mbrojnë idealet dhe parimet e demokracisë, të vazhdojnë të shërbejnë në Kuvend dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për të shmangur aktet e dhunshme dhe deklaratat nixitëse.

"Ne po ashtu presim që qeveria dhe opozita të angazhohen në diskutime konstruktive me qëllim tejkalimin e situatës aktuale politike në të mirë të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj”, porosisin Mogherini dhe Hahn.