1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Berisha: Gjatë vitit 2008 do të realizohen projektet e mëdha të këtij shekulli

Arben Muka31 Dhjetor 2007

Sipas kryeministrit shqiptar objektiva të tilla si pavarësia e Kosovës, integrimi i Shqipërisë në NATO dhe BE janë më afër se kurrë.

https://p.dw.com/p/CiTd
Sali BerishaFotografi: AP

Kryeministri Sali Berisha gjatë një mesazhi që ka bërë gjatë ditës së hënë e përshkroi vitin 2007, si një vit ku "shqiptarët u ndjenë më të lirë, më të sigurt, më të begatë dhe më të respektuar se asnjëherë më parë. Ky ishte viti në të cilin ato u shpërblyen me rroga dhe pensione më të larta se ndonjëherë, viti në të cilin ekonomia shqiptare u rrit ndjeshëm, papunësia u ul në nivelet më të ulëta se më parë, viti në të cilin shpenzimet në infrastrukturë u rritën tre herë, Shqipërinë e vizituan miliona turistë nga mbarë bota".

Sipas kryeministrit objektivat madhore kombëtare si pavarësia e Kosovës, integrimi i Shqipërisë në NATO dhe BE janë më afër se kurrë. Ai vecoi nga 2007 vizitën e presidentit amerikan Xhorxh Bush, i cili sipas Berishës „ nga Tirana garantoi pavarësinë e Kosovës".

Vitin 2008 Sali Berisha e përshkroi si një vit me „më shumë shpresë të re, më shumë kurajo, vizion, besim, dashuri, mirëqenie, punësim dhe mbi të gjitha realizimin e projekteve tona të mëdha të këtij shekulli: Kosovën e Pavarur, ftesën për integrimin e Shqipërisë në NATO", theksoi mes te tjerave në mesazhin që Kryeministri bëri ditën e hënë me rastin e festës së ndërrimit të viteve.