1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Berlinezët kërkojnë shpronësimin e qiradhënësve

11 Prill 2019

Qiratë në metropolet europiane rriten pa pushim. Shumë njerëz detyrohen të largohen nga qendra, ku kanë kaluar gjithë jetën e tyre e të shkojnë në periferi. Një nismë e re berlineze mendon se e ka gjetur zgjidhjen për problemin: Shpronësim.

https://p.dw.com/p/3GaDA

Në kushtetutën e Republikës Federale Gjermane ekziston vërtet një nen, neni 15, ku parashikohet shpronësimi i tokave, sipërmarrjeve, shtëpive. Ky nen nuk është vënë në përdorim asnjëherë në fakt, por është futur në kushtetutë kur u krijua "Ligji themeltar" me qëllim që Gjermanisë t'i lihej e hapur mundësia që të ndryshonte sistemin dhe të bëhej socialiste. Asokohe socializmi nuk ishte kaq i diskredituar sa ç'është sot. Një grup berlinezësh ndërkohë e kanë ribzuluar këtë ligj dhe në bazë të tij kërkojnë shpronësimin e qiradhënësve. Për më shumë ndiqni lidhjen direkte të korrespondentes së Deutsche Welles në Berlin me televizionin partner, Top Channel.