1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Berlini pershendet rezultatin e referendumit

Anila Shuka, Berlin8 Nëntor 2004

Qeveria gjermane e ka mbështetur deshtimin e referndumit në Maqedoni. Një zëdhënëse e ministrise se jashtme gjermane i tha Dojçe Veles, se dështimi i referendumit është dëshmi për pozicionimin e qartë të shumicës pro zbatimit te marrëveshjes së Ohrit. Deputeti gjerman Rainer Shtiner është i mendimit, se megjithatë qeveria duhet të nxjerrë mësim nga kjo ngjarje. Anila Shuka mblodhi reagimet nga Berlini.

https://p.dw.com/p/Aquh
Nje grua duke votuar kunder reformes decentralizuese te qeverise maqedonase
Nje grua duke votuar kunder reformes decentralizuese te qeverise maqedonaseFotografi: AP

Qeveria gjermane e ka përshendetur dështimin e referendumit kunder reformës qeveritare për decentralizimin. Zëdhënësja e ministrise se jashtme, Antje Lindertse, deklaroi të hënën në Berlin për Dojçe Velen:

"Nga këndvështrimi i qeverisë gjermane, fakti që referendumi dështoi për shkak të pjesëmarrjes së dobët, dëshmon për atë, që shumica e popullsisë maqedonase është për zbatimin e reformës në kuadër të marrëveshjes së Ohrit. Ne këtë e përshendesim në mënyrë të veçantë. Për ne decentralizimi është një nga çësthjet kryesore të marrëveshjes së Ohrit dhe përbën një rëndësi të madhe për afrimin e Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian."

Edhe eksperti socialdemokrat për Ballkanin dhe presidenti i shoqatës së Evropës Juglindore, deputeti Gernot Erler, u shpreh i kënaqur me rezultatin e referendumit:

"Para së gjithash është e rëndësishme, që referendumi dështoi kaq qartë, pra që pjesëmarja ishte nën 30 për qind. Kjo dëshmon, që shumica e popullsisë sllavo-maqedonase është e mendimit që duhet të vazhdohet në rrugën e pajtimit dhe decentralizimit,"

- i tha Dojçe Veles, zevendeskryetari i grupit parlamentar të socialdemokrateve në Bundestag, Gernot Erler. Dhjetë ditë më parë Bundestagu gjerman miratoi me shumicën e votave të socialdemokratëve dhe të gjelbërve një rezolutë, ku i bënte thirrje maqedonasve që të mos dilnin në votim kundër të drejtave të shqiptarëve.

Deputeti kristiandemokrat Zigfrid Helias parimisht e përshëndeti rezultatin e referendumit.

"Mendoj se fryma e marrëveshjes së Ohrit, e cila nuk ka si objekt vetëm reformën komunale, por edhe forcimin e tö drejtave tö njeriut, për të arritur një bashkëqeverisje të vërtetë, u konfirmua, dhe unë këtë e përshëndes. Kjo nuk do tö thotö, qö kontrata nuk kishte mundësi të përmirësohej, pikërisht në ato pika, që dukeshin të pamundshme për t´u realizuar. Për këtë, maqedonasit patën mundësinë të shpreheshin dhe koj kishte rëndësi për ne."

Në debatin e zhvilluar para referendumit në Bundestag, opozitari Helias, ishte shprehur pro referendumit si shprehje të vullnetit të popullit. Ngjashëm mendon edhe kolegu i Heliasit nga radhët e opozitës gjermane, liberali Rainer Shtiner.

"Ky referendum pa dyshim është mbështetur nga ata njerëz që parmisht nuk janë të interesuar për bashkëjetesën në Maqedoni. Këtë prirje unë e rrefuzoj prerazi. Sigurisht që rezultati i referndumit do ta nxisë edhe më tej multietnicitetin në vende."

Por nga ana tjetër, ai thekson, se kjo ngjarje duhet të shërbejë si mësim për qeverinë aktuale:

"Siç e kanë vërtetuar vazhdimisht shumë vëzhgues në vend, është e qartë që ka patur mangësi në realizimin e projektligjit të decentralizimit dhe përfshirjen e popullsisë në këtë proçes. Besoj se do të jetë një mësim për qeverinë që herë tjetër në raste ndryshimesh të tilla kaq thelbësore ta përfshijë më mirë popullsinë në vend,"

- tha për Dojçe Velen deputeti liberal, Rainer Shtiner.