1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Besimi në Gjermani - Në kërkim të vlerave të reja

Klaus Dahmann3 Qershor 2008

Kush beson në Gjermani ende tek Zoti ose tek një qënie e gjithëfuqishme? Sipas një sondazhi aktual 70 përqind e gjermanëve pranojnë të besojnë. Megjithatë Kishave po ju largohen njerëzit.

https://p.dw.com/p/EBma
Dita e katolikëve në Ulm
Dita e katolikëve në UlmFotografi: AP

Këngë si "Ti je kisha“ kumbojnë në shtëpitë gjermane të zotit, – megjithatë nga sllogane si ky preken gjithnjë e më pak njerëz në Gjermani. Shifrat zyrtare të anëtarëve të dy kishave të mëdha kristiane janë në rënie, në rënie të ngadaltë por të pandërprerë. Kardinali i ardhshëm i Mynihut, Reinhard Marx, pranon se prej vitesh në kishë hyjnë shumë më pak njerëz se sa dalin prej saj. Kjo gjendje nuk mund të zbukurohet. Nga Kisha Katolike për shembull në vitin 2006 dolën 85 000 njerëz. Numri i njerëzve që hynë ishte vetëm 15 000. E njëjta ndodh me Kishën Protestante.

Joseph Ratzinger, Papa Benedict XVI në St. Peter's Basilica, 19 prill 2005
Joseph Ratzinger, Papa Benedict XVI në St. Peter's Basilica, 19 prill 2005Fotografi: AP

Gati dy të tretat e qytetarëve të Gjermanisë nuk bëjnë pjesë në ndonjë komunitet besimtar kristian. Rreth 25 milionë njerëz i përkasin Kishën Katolike, po aq sa i përkasin Kishës Protestante. „Ti je Kisha?“ Kurse numri i myslimanëve, komuniteti i tretë besimtar në Gjermani, ka qenë vitet e fundit në rritje. Në vitet 1960 numëroheshin dy milionë myslimanë, tani numri ka arritur në tre milionë. Që prej vitit 2007 me krijimin e Këshillit Koordinativ të Myslimanëve në Gjermani është arritur të kihet një partner i cili ishte dëshiruar prej vitesh, për të diskutuar për më shumë të drejta si për shembull atë të mësimit fetar në shkolla. Kishat kristiane me duar bosh Në qendrat kishtare kristiane gjëmojnë prej vitesh sirenat e alarmit, edhe sepse rënia e numrit të anëtarëve shoqërohet me uljen e të ardhurave nga taksat e kishës. Kisha Katolike merr nga taksat 4,2 miliardë euro, kurse ajo protestante vetëm 3,9 miliardë. Ndër të tjera kjo do të thotë se kishat mbyllen, jepen me qera ose shiten.

Muaji i ramazanit, Berlin
Muaji i ramazanit, BerlinFotografi: AP

Shtëpi të Zotit që nuk hyjnë më në punë ofrohen për shitje madje në internet. Mundësi për përdorime të tjera ka sa të duash,restorante, salla konferencash, zyra ose salla koncertesh. Kryesuesit e kishave tremben vetëm nga xhamitë që po ngrihen gjithandej në qytetet gjermane. Efekti Benedetto Një rreze drite për Kishën Katolike u lëshua në vitin 2005. Vdekja e Papës Johannes Paul II., zgjedhja e gjermanitz Joseph Ratzinger si pasues të tij si dhe Dita Botërore e Rinisë në Këln, ishin momente emocionale që shkaktuan një valë religjioziteti tek të rinjtë. Disa vetë folën për Efektin Benedetto, i cili sidoqoftë nuk Shkaktoi rritje të vazhdueshme të numrit të anëtarëve. Shqetësimet për shtimin e numrit të anëtarëve kanë mbetur. Kongreset kishtare në kërkim të okumenëve Kështu besimtarët mbetën ata që ishin: Çdo vit 20 000 deri 30 000 njerëz mblidhen në Kongresin Kishtar Protestant ose në Kongresin Katolik, të cilat organizohen nga organizatat përkatëse sekulariste.

Dita evangjelistëve, Këln 2007
Dita e vangjelistëve, Këln 2007Fotografi: AP

Edhe përfaqësues të Kishës Zyrtare marrin pjesë në to, megjithëse e shohin me skepticizëm shumëllojshmërinë e aktiviteteve të atjeshme. Sepse këto aktivitete kanë pak të bëjnë me imazhin e një komuniteti besimtar konservativ. Ata theksojnë më shumë anën okumene, kërkojnë dialog direkt edhe me komunitetet e vogla prezente në Gjermani si ai ortodoks ose ai mysliman dhe janë në kërkim të formave të reja të religjiozitetit. Dhe në tonet moderne bëjnë për shembull pjesë edhe debatet politike ose tavolinat e rrumbullakta mbi filmat e kinemave. Për të rinjtë kjo është një mënyrë më atraktive se sa meshat në kishat zyrtare.