1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

090309 Nato

12 Mars 2009

12 marsi 1999 ka hyrë si një datë e shënuar jo vetëm në historinë çeke, polake dhe hungareze, por dhe evropiane. Kjo është dita kur këto tri vende u anëtarësuan në NATO.Çfarë u ka sjellë këtyre vendeve anëtarësimi?

https://p.dw.com/p/HAXr
Ministrat e mbrojtjes së NATO-s u takuan në 19 shkurt 2009 në Poloni, një ish- anëtare e Traktatit të Varshavës
Ministrat e mbrojtjes së NATO-s u takuan në 19 shkurt 2009 në Poloni, një ish- anëtare e Traktatit të VarshavësFotografi: AP

Pas fundit të komunizmit në Europë 1989/90 shumica e qeverieve të reja në lindje të kontinentit synonin të anëarësoheshin në BE dhe NATO. Por ndërsa anëtarësimi në BE zgjati një farë kohe, dëshira për anëtarësim në Nato e këtyre tre kandidateve u plotësua më shpejt. Në 1997 sekretari i atëhershëm i përgjithshëm i NATO-s, Havier Solana u çoi atyre lajmin e mirë:

„Sot shefat e shteve dhe të qeverive vendosën që të fillojnë me Çekinë, Hungarinë dhe Poloninë bisedimet për anëtarësim në NATO.“

Rreth dy vjet më vonë, më 12 mars 1999, anëtarësimi u krye. Te tri ish-shtetet anëtare të Traktatit të Varshavës treguan një zell të papaparë për t'ju dëshmuar aleancës së tyre të re, e para së gjithash përpara syve të amerikanvë që japin tonin brenda NATO-s. Kështu në vitin 2003 që të treja këto shtete u bashkuan me të ashtuquajturin Koalicionin e të vullnetshmëve në luftën në Irak. Ky nuk qe shprehimisht një mision i NATO-s, por pjesëmarrja bëri efekt tek qeveria e Bush-it në Washington an. Ish-Minsitri i mbrojtes i SHBA Donald Rumsfeld e ndau pas kësaj kontinentin në një Evropë të re dhe të vjetër.

„Ju mendoni për Gjermaninë dhe Francën kur është fjala për Evropën, unë jo. Unë mendoj se kjo është Evropa e vjetër. Në rast se e vështroni sot të gjithë Evropën e NATO-s atëhere qendra e gravitetit shtyhet drejt lindjes.“

Besnikëria në aleancë me Uashingtonin bëri që qeveria polake dhe ajo çeke të shpreheshin disa vjet më vonë të gatshme, për stacionimin e një pjese të sistemit amerikan të mbrojtes ndaj raketave. Të dyja këto vende pranuan të merrnin parasysh edhe tensionet ndaj Rusisë. Për këtë tani që qeveria e re e SHBA nën drejtimin e Obamës e ka vënë në pikëpyetje sistemin e mbrojtes ndaj raketave dhe MPJ të NATO-s vendosën më 5. Mars të këtij viti të bojnë një hap të rëndësishëm në drejtim të marrëdhënieve me Rusinë, shqetësimi në Pragë dhe Varshavë është edhe më i madh. Pas fjalëve të sekretarit të përgjithshëm të NATO-sJaap de Hoop Scheffer, se

„Ministrat e punëve të jashtme ranë dakord që pas takimit të nivelit të lartë të Natos në Starßburg dhe Kehl të rifillojë sa më shpejt nga puna këshilli NATO-Rusi.“

Polonia, Çekia, Hungaria dhe shtete te tjera ish-anëtare të Traktatatit të Varshavës janë të shqetësuara se NATO-ja do të bjerë dakord me Rusinë në kurriz të tyre. Ministrja e jashtme e SHBA Hillary Clinton u përpoq ta shfuqizonte këtë shqetësim:

"Ne duam të bashkëpunojmë më të gjithë aleatët tanë të NATO-s dhe t'i mbështesim ata, ne jemi të ndërgjegjshëm për shqetësimet që kanë një sërë vendesh në lindje të Evropes, pas përvojave të gjata me Rusinë dhe madje për çdo lloj dialogu me Rusinë, qoftë mes NATO-s dhe Rusisë, SHBA dhe Rusisë apo ndonjë diskutimi tjetër me Rusinë.“

Edhe amerikanët duket të jenë surprizuar se sa të forta vazhdojnë të jenë frikërat në Evropën Lindore e Qendrore, se mund të kthehen në top futbolli të fuqive të mëdha, pavarësisht prej anëtarësisë në NATO.