1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Binyam Mohammed akuzon për tortura SHBA-të dhe Britaninë e Madhe

Alexander Rosenberg 24 Shkurt 2009

Binyam Mohammed, banor i Britanisë së Madhe me origjinë etiopiane është mbajtur katër vjet në Kubë. Tani ai është kthyer në Britaninë e Madhe si i burgosuri i parë i liruar nga Guantanamo pas ardhjes në pushtet të Obamës

https://p.dw.com/p/H0FY
Në foto i liruari nga Guantanamo, Binyam Mohammed
Në foto i liruari nga Guantanamo, Binyam MohammedFotografi: AP

Ky është fundi i një ankthi disavjeçar. Në bazën ajrore Northolt në afërsi të Londrës Binyam Mohammed shkel sërish tokën britanike. 30 vjeçari e ndjen ende veten të dobët për të dalë para gazetarëve. Ai sapo ka përfunduar një grevë urie. Megjithatë avokati Clive Stafford Smith lexon një deklaratë të tij:

"Më herët tortura ka qenë një shprehje abstrakte për mua. Unë nuk e kam menduar asnjëherë se do të jem viktimë e torturave. E kam ende të vështirë ta kuptoj që jam rrëmbyer nga një vend dhe jam dërguar në një vend tjetër për t´u torturuar si në mesjetë - të gjitha këto nën orkestrimin e qeverisë amerikane."

Mohammed akuzon për tortura SHBA-të dhe Britaninë e Madhe

Binyam Mohammed me mbrojtësine tij në Guantanamo
Binyam Mohammed me mbrojtësine tij në GuantanamoFotografi: AP

Pas arrestimit të tij në Pakistan ai është dërguar në Marok, ku është torturuar brutalisht , ka sqaruar në tej Mohammedi. Ai përmes avokatit të tij ka ngritur akuza të rënda edhe kundër qeverisë britanike:

"Momenti më i vështirë për mua ishte, kur në Marok e kuptova se ata që po më torturonin po furnizoheshin me material nga shërbimi i fshehtë britanik. Unë i pata thënë të gjitha ato, që donin t´i dinin nëpunësit britanik në Pakistan. Megjithatë më duhej të konkludoja se njerëzit, që në të vërtetë do të duhej të më shpëtonin, po i ndihmonin ata, që më torturonin".

Nga deklarata e Mohammedit nuk kuptohet se a është torturuar ai më tej edhe në Guantanmo të Kubës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe kanë hedhur poshtë si të pabaza të gjitha akuzat për tortura. Megjithatë Londra ka urdhëruar fillimin e hetimeve për këtë rast.

Milibandi përshendet lirimin e Mohammedit nga Guantanamo

Ministri i jashtëm britanik, David Miliband
Ministri i jashtëm britanik, David MilibandFotografi: AP

Po ashtu ministri i jashtëm britanik, David Miliband, e ka mirëpritur lirimin e zotit Mohamed dhe ka thënë se:

"Ne e përshendesim vendimin e presidentit Obama për mbylljen e burgut në Guantanamo",

tha Millibandi duke shtuar se me kthimin e Binyam Mohammed-it është shënuar hapi i parë drejt një objektivi të përbashkët.