1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bisedime mes SHBA dhe Irakut për marrdhënjet mes tyre në të ardhmen

27 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CTaZ

SHBA-të dhe Iraku vitin e ardhshëm do të drejtojnë bisedimet formale për marrdhënjet e ardhëshme mes dy vendeve. Një temë qëndrore për këtë do të jetë numri i ushtarëve amerikanë në Irak dhe roli i tyre në këtë vend, bën të ditur zyra presidenciale në Uashington. Bisedimet , nën udhëheqjen e ministrisë së jashtëme amerikane, do të nisin në fillim të vitit tjetër dhe do të vazhdojnë deri në korrik. Mandati i ushtarëve amerikanë në Irak përfundon në fund të vitit , megjithatë pritet që SHBA-të ta zgjasin edhe për vitin tjetër mandatin e tyre. Aktualisht në Irak ndodhen të stacionuar 164 mijë ushtarë amerikanë.