1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

310309 Merkel Medwedew

1 Prill 2009

Kur bëhet fjalë për rirregullimin e arkitekturës globale financiare, ndalimi i livrimeve të gazit nuk shihet si shqetësues. Ky është konsensusi i arritur mes Angela Merkelit dhe Dmitri Medvedjevit në Berlin.

https://p.dw.com/p/HO3U
Kancelarja Angela Merkel dhe presidenti Dmitri Medvedjevit shkojnë me shpresa dhe pozicione shumë të ngjashme në Londër.
Kancelarja Angela Merkel dhe presidenti Dmitri Medvedjevit shkojnë me shpresa dhe pozicione shumë të ngjashme në Londër.Fotografi: picture-alliance/ dpa

Moska dhe Berlini janë patjetër të mendimeve të ndryshme në njërën apo tjetrën pikë. Kjo nuk është e pazakontë. Por, presidenti Dmitri Medvedjev dhe kancelarja Angela Merkel nuk i lejuan gazetarët të mësojnë ku ndahen qëndrimet e tyre. Sepse, duke pasur parasysh takimin e 20 fuqive drejtuese ekonomike, për të dy ata ishte i rëndësishëm para së gjithash një mesazh: "Përsa i përket takimit të G-20-ës, ne shkojmë në fakt me shpresa dhe pozicione shumë të ngjashme në Londër. Është e nevojshme, që të bëhet shumë, shumë e qartë, se arkitektura financiare e botës duhet të ndryshohet në një masë të tillë, sa të mos përsëriten kriza të tilla", tha kancelarja Merkel.

Bashkimi Evropian në takimin e G-20 në Londër
Bashkimi Evropian në takimin e G-20 në Londër - Arkitektura financiare e botës duhet të ndryshohet në një masë të tillë, sa të mos përsëriten kriza të tilla, mendon kancelarja gjermane MerkelFotografi: DW/AP/dpa

Për një Karte Ndërkombëtare të rritjes ekonomike të vazhdueshme

Kancelarja Angela Merkel u gëzua në veçanti, që Medvedjevi e mbështet projektin e saj të një Karte Ndërkombëtare për rritje ekonomike të vazhdueshme. Karta duhet të jetë baza për rirregullimin e synuar të mbikqyrjes financiare globale, me të cilën të ftuarit e Londrës do të fillojnë të merren që në fundjavë. Se çfarë mendon ajo për propozimin e Medvedjevit, për të folur në Londër edhe për një sistem monetar rezervë, këtë kancelarja e mbajti për vete. Temë bisede këtë njësi llogaritjeje, e cila duhet të zëvendësojë dollarin si monedhë bazë e bëri pak kohë më parë Kina. Diskutimi për këtë në Londër mund të bëhet interesant.

Kur një vend ka politikë të pakoordinuar

Që edhe jashtë problemeve të tregjeve financiare ka padyshim potencial konflikti, këtë e bëri të qartë Dmitri Medvedjevi pas pyetjes së një gazetari rus: "Nuk mund të kesh thuajse asnjë furnizim të besueshëm me gaz pa vendin, i cili e vë pikërisht në dispozicion këtë gaz. Prandaj ne u habitëm shumë, kur BE zhvilloi pak kohë më parë negociata me Ukrainën, se si mund të përmirësohet sistemi i pipeline-ve të saj, pa qenë ne të pranishëm në tryezë. Ne nuk e bëmë të madhe këtë problem. Megjithatë, herën tjetër punët duhet të ecin më mirë. Sidoqoftë, kriza e furnizimit dimrin e fundit ka treguar se çfarë mund të ndodhë, kur një vend ka politikë të pakoordinuar."

Logo e G-20, grupi i vendeve të industrializuara dhe atyre në ekspansion ekonomik.
G-20, grupi i vendeve të industrializuara dhe atyre në ekspansion ekonomik, mblidhen në Londër për të diskutuar për krizën ekonomike.Fotografi: AP / CC_Marcin n_nc

Medvjedevi në të njëjtin drejtim me Merkelin

Por edhe për këtë temë delikate, kancelarja nuk la të përvijohen mosmarrëveshje: "Tubacionet e gazit natyrisht nuk mund të mendohen pa përmbajtje, dhe në këtë kuadër kjo është një çështje që pret tangent edhe Rusinë."

Ajo do të flasë, tha Merkeli, me Komisionin Evropian për këtë temë. Ekziston mundësia, që kjo çështje të mos kthehet në një konflikt, pa qenë e domosdoshme. Ky pohim duhet ta ketë përforcuar gatishmërinë e Medvedjevit, për të ecur në të njëjtin drejtim me Merkelin në Londër.

Autor: Peter Stützle / Auron Dodi

Redaktoi: Aida Cama