1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

060510 D Finanzhilfe Griechenland

7 Maj 2010

Kreditë shumëmiliardëshe për Greqinë do të aprovohen ditën e premte nga parlamenti gjerman pa votat e fraksionit socialdemokrat. Qeveria ka megjithatë shumicën parlamentare me vete.

https://p.dw.com/p/NGuX
Ministri gjerman i financave, Volfgang Shojble.
Ministri gjerman i financave, Volfgang Shojble.Fotografi: picture-alliance/dpa/DW

Bisedimet për arritjen e një zgjidhjeje të përbashkët të qeverisë dhe opozitës për ndihmat që do i jepen Greqisë kanë dështuar. Pas bisedimeve disaorëshe me fraksionet e koalicionit, socialdemokratët deklaruan të enjten më 6 maj se bisedimet kanë dështuar. Kjo tregon se partia më e madhe opozitare nuk do ta aprovojë ditën e premte projektligjin e qeverisë, por do të abstenojë. Pika kyçe, sipas kryetarit të fraksionit Frank-Walter Steinmeier është kërkesa e socialdemokratëve për futjen e një takse për transaksionet financiare, pra me taksimin e tregtisë për të gjitha produktet financiare.

Socialdemokratët kërkojnë taksim të transaksioneve financiare

Por fraksionet qeveritare nuk duan ta bëjnë një gjë të tillë: „Ne u përpoqëm sot, gjatë ditës (6 maj) që të arrijmë një mirëkuptim të përbashkët me fraksionet qeveritare, për të vendosur bazën për një deklaratë të përbashkët. Për ne kjo do të ishte ura për të marrë shumicën parlamentare, edhe me aprovimin e socialdemokratëve. Për shkak të mungesës së besimit, kjo nuk u arrit."

Qeveria gjermane këshillohet për ndihmat për Greqinë.
Qeveria gjermane këshillohet për ndihmat për Greqinë.Fotografi: Picture alliance/dpa

Në fund bisedimet dështuan nga kundërshtimi i Partisë së Demokratëve të Lirë (FDP), për të ngarkuar ende tregjet financiare. Në këtë pikë nuk ndihmon, siç tha ministri i Financave, Volfgang Shojble as përfshirja e paketës së shpëtimit për Greqinë. Përballë një populli që ka mëdyshje në këtë pikë, duhet treguar vendosmëri.

Gjermania nuk duhet të pengojë ndihmat për Greqinë

Lidhur me demostratat dhe shkallëzimet e dhunës në Greqi, Shojble tha: „Pas ditës së djeshme ne e dimë edhe më mirë se çfarë problemi ka përpara partneri ynë grek, jo vetëm përgjigjësit politikë por edhe populli i Greqisë. Prandaj unë kërkoj sërish, na lini ta ndihmojmë Greqinë javët e ardhshme, duke zvogëluar pengesat këtu në Gjermani.“

Ekologjistët do ta miratojnë me shumicë votash ndihmën për Greqinë. Votat nuk i jepen qeverisë, por i jepen paketës së shpëtimit të Greqisë, tha kryetarja e fraksionit të ekologjistëve Renate Künast.

Autor: Bettina Marx

Redaktoi: Aida Cama