1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Almbauer Müller

27 Prill 2010

Jakob Müller është blegtor në Chiemsee. Së bashku me të shoqen ai ka një punishte për përpunimin e qumështit. Malet këtu arrijnë lartësinë 2000 metra.

https://p.dw.com/p/LuCf
Jacob Müller
Jacob Müller

Është ora 5:30 e mëngjezit. Jashtë është akoma natë, por Jakob Müllerin e thërret puna. Blegtori 49 vjeçar i sjell lopët nga kullota dhe i fut në stallë. Gruaja e tij Bärbel e pret te dera atë së bashku me kafshët.

Kur lopët kanë zënë vend më në fund në grazhdin e tyre, ushqehen me sanë. Gjatë gjithë kohës çifti Müller i ushqen dhe i përkëdhel lopët. Kafshët duhet ta ndiejnë veten mirë. Pastaj është më e lehtë t'i mjelësh. Jakob Müller është rritur në fshat. Ai ka ndjekur traditën e prindërve të tij, sepse e shijon natyrën dhe afërsinë me kafshët "Ti ndjen se ke bërë diçka dhe je i lumtur, kur sheh se si një viç vjen një lëndinë, që është i shëndetshëm dhe kërcen përreth."

Gesichter Deutschlands JaMü Online Porträt 2
Fotografi: DW

Punë e vështirë

Puna nuk është vetëm e bukur, por edhe e vështirë. Çdo mëngjez Mülleri ngrihet në orën pesë. Punën e lë në orën 19:00. Dy herë në ditë lopët duhet të milen në stallë dhe pastaj të nxirren përsëri për të kullotur. Përveç kësaj Jakob Müller-i shkon çdo ditë edhe lart në kullotën malore, ku gjendet një pjesë e kafshëve të tij. Ai shikon, nëse mungon gjë, do të dijë në se kafshët janë mirë.

Në mëngjez, kur përfundojnë mjeljen e parë, bëjnë një pushim. Jakob dhe Bärbel Müller hyjnë në shtëpi "Pika e parë kulmore e ditës është ngrënia e mëngjezit së bashku me gruan time", thotë Jakob Müller, ndërsa e shoqja shtron tryezën. Të dy i shijojnë këto minuta të përbashkëta. Sepse shpejt do të duhet të dalin përsëri jashtë.

Gesichter Deutschlands JaMü Online Porträt 4
Fotografi: DW

Në lëndinë

Pas mëngjezit Jakob Mülleri niset për në kullotën lart në mal. Një pjesë të rrugës malore e bën me traktor, deri ku përfundon rruga . Pastaj vazhdon rrugën në këmbë, në shtigje të ngushta dhe të përpjeta deri te stani.

Stani i tij ndodhet ndërmjet dy maje malesh, ndërmjet Kampenwand dhe Gederer Wand. Pika më e lartë është 1 600 metra mbi nivelin e detit. Lopët gjejnë sa të duash për të ngrenë në këtë stinë të ngrohtë të vitit. Bari i freskët jeshil është i dendur, aty këtu ka shkurre të gjelbra me gjethe të njoma në lëndinën malore prej 17 hektarësh, e madhe sa 24 fusha futbolli së bashku.

Pak para mesditës Jakob Müller niset për t'u kthyer në shtëpi. Çfarë duhet të ketë një blegtor? Përgjigja e Müllerit vjen menjëherë. „Duhet të jesh në gjendje ta kuptosh natyrën. Dhe duhet vrarë mendja se ku janë rrënjët e ekonomisë bujqësore" Kur kthehet në shtëpi, është koha për të mjelur lopët për të dytën herë.

Kohë të vështira

Jacob Mülleri me të shoqen
Jacob Mülleri me të shoqenFotografi: DW

Më parë bujqësia nuk i ka sjellë vetëm kënaqësi Jakob Müllerit. Me të fitohej edhe para. Sot gjendja ekonomike e blegtorëve ka ndryshuar shumë për shkak të rënies së çmimeve të qumështit. "Nga çmimet e këqija të qumështit na është shpuar kuleta. Momentalisht unë punoj për zero euro," ankohet Müller. Në të gjithë Evropën shumë fshatarë vuajnë nga çmimet e ulëta të produkteve të tyre. Jakob Mülleri megjithatë e përballon jetën. Ai jep me qira tri banesa dhe kryen punë të vogla tek fshatarët e tjerë. "Unë përpiqem që të nxjerr vetëm anët pozitive. Kështu duhet parë." Jakob Müller nuk dorëzohet.

Autor: Carla Fernandes/ Angjelina Verbica

Redaktoi: Mathias von Hein/Auron Dodi