1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

130509 Bad Bank Kabinett

14 Maj 2009

Në Berlin qeveria gjermane ka prezantuar konceptin për krijimin e Bad Banks, të cilat duhet të blejnë nga bankat letra me vlerë, vlera e të cilave ka rënë. Kabineti do të paraqesë projektin në parlament në fund të majit.

https://p.dw.com/p/Hpg8
Fotografi ilustrative Bad Banks.
Bad Banks, duhet të blejnë nga bankat letra me vlerë, vlera e të cilave ka rënë.Fotografi: picture-alliance/dpa

Që letrat me vlerë mund të jenë të intoksifikuara është një nga mësimet e reja të krizës financiare. Letra të tilla ndodhen në qilaret e bankave. Nëqoftëse ata do të tregtoheshin tani normalisht në treg, atëherë do të helmonin bilancin e bankës, banka do të sëmurej, në rastin më të keq do të vdiste. Këtë nuk e dëshiron askush, prandaj shteti do t' i ndihmojë bankës, që të pastrojë në mënyrë profesionale këto letra.

Ministri Thomas de Maiziere shpjegon se si. "Çfarë ndodh këtu: Federata ndihmon tani, me qëllim që kapitali i vetë bankës të fitojë mundësi për të dhënë kredi, sidomos për ekonominë reale. Bankat paguajnë tani për këto taksë dhe hyjnë garant sa të mundin për rreziqet dhe humbjet e mëvonshme."

Merkel dhe Steinmeier.
Kabineti qeveritar gjerman aprovon projektligjin për Bad-BanksFotografi: picture-alliance/ dpa

Ideja është që bankat i fusin letrat e tyre në një shoqëri aksionare. Bilanci i bankës është në këtë mënyrë i pastër, rreziku mbetet tek shoqëria që i mblodhi ati – tek bad bank. Një xhonglim me bilancin, i ndaluar me të drejtën e deritanishme.

Ai duhet të funksionojë, sepse shteti hyn garant për letrat e këqia të mbledhura në Bad Bank. Humbjet që i krijohen shtetit nga kjo bankat duhet t' ia kthejnë në njëzet vjetët e ardhshme. Një shëmbull: Një bankë ka blerë një letër për njëqind euro. Meqenëse askush në moment nuk blen letra të tilla, ajo nuk mund të tregtojë me to. Vlera e saj në treg është zero euro. Banka duhet t' i kompensojë të njëqind të njëqind eurot me paratë e veta. Pra ajo nuk mund të japë më hua, sipërmarrjet marrin shumë pak kredi dhe ekonomia vuan prej kësaj. Banka i kalon letrat për këtë arsye në një bad bank. Dhe meqenëse shteti garanton, këto letra janë absolutisht të sigurta. Prej njëqind eurove të këqija janë bërë njëqind euro të mira dhe banka mund të japë përsëri kredi.

Megjithatë ajo nuk merr 100 Euro, por vetëm 90 Euro. Ajo këmben pra 100 euro rrezik me 10 euro humbje. Së pari shteti e shqyrton edhe një herë vlerën e letrave. Ai përpiqet të konstatojë se çfarë vlere mund të kishte me të vertetë letra, nqs tregu do tö funksionojö përsëri normalisht. Nqs janë vetëm 70 Euro, atëherë banka prej fitimit në të ardhmen duhet të kthejë edhe një herë 20 euro. Letra e rrezikshme mbetet ndërkohë në Bad Bank për aq kohë derisa ta ketë marrë veten tregu. Nqs letra çvlerësohet apo ka më pak vlerë nga ç' mendohej, atëherë banka duhet të japë përsëri ata që ka fituar. Ajo hipotekon si të thuash fitimin e ardhshëm. „Që ta themi me fjalë të tjera. Në interes të ekonomisë reale ne blejmë kohë."

Mbledhja e kabinetit gjerman.
Shteti hyn garant për letrat e këqia të mbledhura në Bad Bank.Fotografi: picture-alliance/ dpa

Megjithatë koha edhe për ekspertët e financave nuk është mall i tregtueshëm. Ministria e financave mund të llogarisë, të bëjë bilance dhe të xhonglojë pak. Por çudira nuk mund të bëjë. Rreziku vetëm se është shpërndarë, nuk është zhdukur. Në rastin më të favorshëm loja përfundon me sukses, banka e heq nga vetja rrezikun, tregu zhvillohet, siç pritej dhe banka nuk ka humbje. Në rastin më të pafavorshëm Bad Bank ka humbje, banka duhet të paguajë, aksionarët e saj nxjerrin më pak para.

Por çfarë mund të ndodhë, nqs tregjet nuk e marrin veten, siç pritet? Ministri federal i financave, Peer Steinbrück: „E drejtë është se nqs rrezohet qielli të gjithë trumcakët vdesin. Nqs instituti falimenton, atëherë këto janë rreziqe për buxhetin federal. Por i gjithë qëllimi është që të mos e lëmë institutin të falimentojë."

Pjesë të PSD janë skeptikë ndaj projektit. Ata kanë frikë se në fund rrezikun mund ta mbajnë taksapaguesit. Megjithatë Steinbrück është i bindur se projekti do t' i bindë dhe se deri në fund të majit do të votohet për projektin. Opozita e majtë kritikon faktin që aksionarët e bankave dalin pa u dëmtuar. Oscar Lafontaine, kryetar i partisë së majtë: „Ne duam që humbjet të paguhen prej atyre, që vitet e fundit kanë nxjerrë fitime. Dhe prandaj zgjidhja më e mirë do të ishte zgjidhja suedeze. Suedezët i patën marrë në një rast të ngjashëm bankat, të gjitha bankat si shtet."

Liberalët e përshëndesin në parim konceptin e qeverisë, ndërsa Të gjelbrit kritikojnë, se projekti nuk është i thellë sa duhet. Përderisa pjesëmarrja në modelin Bad Bank është vullnetare, shteti nuk mund të jetë i sigurtë, që bankat nuk fshefin në bilancet e tyre edhe letra të rrezikshme.

Autor: Mathias Bëlinger / Angelina Verbica
Redaktoi: Aida Cama