1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bllokohet miratimi i buxhetit në Kosovë

Bekim Shehu22 Dhjetor 2006

Partitë opozitare në Kosovë janë të mendimit se në Kosovë ka krizë qeveritare. Opozita bazohet në faktin se në kuvendin e Kosovës nuk po arrihet koncensusi i nevojshëm për miratimin e buxhetit për vitin 2007

https://p.dw.com/p/AraA
Kryeministri kosovar, Agim Çeku
Kryeministri kosovar, Agim ÇekuFotografi: dpa-Bildfunk

Në Kosovë, ka një javë që zhvillohet debat i ashpër parlamentar ndërmjet pozitës dhe opozitës, sa i përket çështjes së miratimit të buxhetit të konsoliduar të Kosovës. Kjo ka bërë që disa herë opozita kosovare të lëshojë seancat e kuvendit dhe në mungesë edhe të disa deputetëve të koalicionit qeveritar, të mos arrihet kuorumi i nevojshëm dhe të mos miratohet buxheti.

Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, konsideron se për opozitën nuk ka qenë me rëndësi shumë buxheti për vitin 2007, sepse bojkotimi i seancave të kuvendit nga ana e tyre është bërë me qëllim që nëpërmjet buxhetit të krijohet një krizë parlamentare. Ai vazhdon të besojë se në Kosovë nuk ka krizë qeveritare sipas pretendimeve të opozitës dhe koalicionit qeverisës, që sipas tij do të vazhdojë të jetë i qëndrueshëm.

Debatet në kuvend për buxhetin e konsoliduar të Kosovës mund të vazhdojnë edhe për disa ditë, mirëpo në fund të fundit është shefi i UNMIK_ut, Joakim Rycker ai, i cili mund ta miratojë buxheton e Kosovës edhe pa miratimin e parlamentit. Buxheti i konsoliduar i Kosovës në bazë të rezolutës 1244 vazhdon të jetë përgjegjësi e rezervuar për shefin e UNM(IK-ut.

Sidoqoftë, kriza parlamentare në Kosovë filloi në momentin kur LDK-ja, u fraksionua në dy krah në atë të Fatmir Sejdiu dhe Nexhat Dacit, pas kuvendit të përgjithshëm të LDK-së. Krahu i Nexhat Dacit, ka disa deputetë në parlament dhe nëse në numrin e votave të nevojshme për miratimin e buxhetit përfshihen edhe deputët e opozitës, atëherë, koalicioni qeveritar vështirë së mund të arrijë numrin e mjaftueshëm të votave për të miratuar buxhetin i cili për vitin 2007, parashihet të jetë afro 730 milion euro.