1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

181209 Klima Kopenhagen Fronten

18 Dhjetor 2009

Veprimet globale janë të vështira, për aq kohë sa ekzistojnë interesa të forta nacionale. Aktivistët e një politike globale për klimën sjellin nga ana tjetër me këmbëngulje argumenta shkencore dhe ekonomike.

https://p.dw.com/p/L7bk
Fotografi: AP

Me synime të mira kanë ardhur ata në Kopenhagë: të ftuarit e nderit, shefat e shtetit dhe të qeverive, delegacionet, organizatat joqeveritare, Kombet e Bashkuara, vëzhguesit, aktivistët e klimës, të rinjtë dhe vëzhguesit, shkencëtarët, ekonomistët, firmat dhe të gjithë të mbledhurit në takimin më të madh të nivelit të lartë të klimës.

"Në një kohë, kur sistemet, që mbështesin jetën në planetin tonë, kanë nisur të mos funksionojnë dhe kur mbijetesës sonë i vihet pikëpyetje, mendoni që fëmijët dhe nipërit tanë nuk do të pyesin, se çfarë ka thënë brezi ynë, por çfarë ka bërë. Le të japim për këtë pyetje një përgjigje, për të cilën të jemi krenarë."

Prince Charles beim UN - Klimagipfel in Kopenhagen
Princi Charles në konferencën e klimës në KopenhagenFotografi: picture alliance / dpa

Kështu u shpreh trashëgimtari i fronit britanik, princi Çarls në fjalën e tij si i ftuar nderi në hapjen e raundit zyrtar ministerial të martën (15.12.). Kjo në një kohë, kur të gjithë duan ta shpëtojnë botën nga ndryshimi i rrezikshëm i klimës. Kryetari i Këshillit Shkencor të OKB-së për klimën (IPCC), Rajendra Paçauri, e përmbledh kështu konsensusin shkencor:

"Ne kemi një përfytyrim shumë të qartë për rreziqet e lidhura me klimën, si në vendet e industrializuara, ashtu edhe në vendet në zhvillim. Gjendja delikate është e lidhur ngushtë me rëndimin e klimës , ajo ka të bëjë me gjendjen e zhvillimit të vendeve të veçanta dhe së fundi me aftësinë dhe burimet e shoqërisë, për t'u përshtatur me ndryshimin e klimës. E thënë përmbledhtazi: kudo në botë janë të varfërit ata, që preken më fort nga pasojat e ndryshimit të klimës."

Fjala është për një ndryshim global të sistemit

Është e qartë se një ekonomi e qendrueshme, e gjelbër do të kishte një pamje krejt tjetër nga bota ekonomike globale sot. Bëhet fjalë për më tepër se thjesht për fundin e ekonomisë botërore fosile. Për shumë vende në zhvillim dhe për shumicën e NGO-ve është fjala për një ndryshim global të sistemit, thekson Kumi Naidoo, koordinator i aksionit "tckttckttck" (tinguj onomatopeikë, që imitojnë tiktakun e orës për ngrohjen e tokës) dhe kryetar i Greenpeace International. Ai tërheq vëmendjen për një citat të Albert Ajnshtajnit:

Kumi Naidoo wird Greenpeace Chef
Kumi Naidoo, kryetar i Greenpeace InternationalFotografi: AP

"Kur konfrontohesh me një problem vërtet të madh, me një krizë të vërtetë, atë nuk mund ta zgjidhësh duke përdorur të njëjtat ide, institucione dhe mënyra të menduari, të cilat e shkaktuan në radhë të parë krizën. Duhet menduar në mënyrë të re, ndryshe."

Lajmi i mirë për politikanët e rangut të lartë në takimin e nivelit të lartë për klimën është: ndryshimi i mënyrës së të vepruarit tani nuk kushton shtrenjtë. Do të kushtonte vetëm një përqindje të vogël të shumave, që shtetet shpenzuan për shpëtimin e bankave.

Autor: Helle Jepesen/Auron Dodi

Redaktoi: Angjelina Verbica