1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bum porosish për industrinë gjermane

Reinhard Becker7 Gusht 2015

Megjithë rënien e koniunkturës ekonomike në Kinë, porositë për industrisë gjermane nga jashtë po shtohen si rrallë më parë. Por kërkesa e brendshme është e pakët. SHBA dhe Kina mbeten nxitësit e rritjes ekonomike.

https://p.dw.com/p/1GBFC
Fotografi: picture-alliance/dpa/Stratenschulte

Në periudhën prill-qershor porositë u rritën me 3.0 për qind, sikurse njoftoi Ministria gjermane e Ekonomisë. Kaq shumë porosi brenda një tremujori nuk kishte pasur që në fillim të vitit 2011. Gjithashtu, për shkak të shumë porosive me madhësi mbi mesataren në muajin qershor u shënua një rritje prej 2.0 për qind në krahasim muajin e kaluar, dhe kështu dhjetë herë më shumë se sa pritej nga ekspertët.

Bumi lidhet vetëm me porositë nga jashtë, ndërkohë që nga Gjermania ka pasur pak porosi: "Kjo tregon se ekonomia globale nuk është në gjendje edhe aq të keqe," mendon ekonomisti i Postbank Marco Bargel. Rëniet e kohëve të fundit në bursat e Kinës dhe e bumit ekonomik në Republikën Popullore të Kinës kishin ushqyer shqetësimin se ekonomia globale mund të humbiste vrullin.

SHBA dhe Kina mbeten nxitësit e rritjes ekonomike

Në qershor, industria gjermane regjistroi një rritje veçanërisht të madhe porosish nga vende jashtë zonës së euros: "Ekonomia amerikane është për kompanitë gjermane një shtysë, por edhe biznesi me Azinë duket se ka shkruar mirë në muajt e pranverës", thotë kryeekonomisti Thomas Gitzel nga VP Bank në Lihtenshtajn. Tregjet e aksioneve në Kinë janë përfshirë në trazira që nga mesi i qershorit. Kurset kanë rënë me më shumë se 30 për qind dhe u stabilizuan vetëm pas ndërhyrjes së qeverisë në tregtinë e aksioneve.

Symbolbild Autos deutscher Herstellung in China
Fotografi: imago/T. Frey

Për ekonominë gjermane Kina është partneri më i madh tregtar në Azi. Tregu kinez i automobilëve është më i madhi në botë. Prodhuesit gjermanë të automobilëve njoftojnë se në këtë periudhë kanë regjistruar prej shumë kohësh rastin e parë të rënies së porosive. Megjithatë, shumë furnizues nuk kanë ndjerë asnjë efekt frenimi. Kështu sipërmarrja lidere në tregun botëror për pajisjet për llakimin e automjeteve Durr ka pasur në gjysmën e parë të vitit nga Kina 50 për qind më shumë porosi se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë, sektorët e tjerë janë të shqetësuar dhe të prekur, prek rënies në sektorin e ndërtimit. Prodhuesi i tjegullave Brass Monier shënoi një rënie të shitjeve në Republikën Popullore të Kinës.

Megjithatë një problem i madh në shifrat përndryshe të mira të porosive për industrinë gjermane në qershor, është zvogëlimi me dy për qind i porosive të brendshme. "Kjo tregon për një tendencë të vazhdueshme investimesh të dobta në Gjermani", mendon ekonomisti Andreas Scheuerle i DekaBank. Ministria e Ekonomisë, megjithatë, është e bindur se vëllimi i prodhimit industrial në muajt e ardhshëm do të rritet në mënyrë modeste.