1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bundesliga: Kölni përmirëson pozitën e tij në tabelë

22 Nëntor 2010

Dortmundi vazhdon të kryesojë

https://p.dw.com/p/QFTT
Ndeshja VfB Stuttgart - FC Koeln 21.11.2010 Lukas Podolski (majtas, 1. FC Koeln) kundër Matthieu Delpierre (djathtas, VfB Stuttgart)Fotografi: picture-alliance/Pressefoto UL

Në kategorinë e parë të kampionatit gjerman të futbollit ekipi i Kölnit me fitoren 1 me 0 në Shtuttgart arriti të largohet nga pozicioni i fundit në tabelë. Në fund të tabelës tani ndodhet Mönchengladbach-u. Në lojën e dytë të ditës së dielë St. Pauli dhe Volfsburgu kanë luajtur barazim 1:1. Në krye të tabelës i palëkundur me shtatë pikë epërsi mbetet Dortmundi i pasuar nga Mainz-i dhe Leverkusen-i.

Dortmundi aktualisht nuk ka të ndalur në rrugën e suksesit

SC Freiburg gegen Borussia Dortmund
Ndeshja Borussia Dortmund kundër SC Freiburg, 20.11.2010Fotografi: picture-alliance/GES-Sportfoto

Ekipi i trajnerit Jürgen Klopp ka fituar ditën e shtunë ndaj ekipit të Fraiburgut me rezultatin 2:1 dhe me këtë ky ekip (34 pikë) është shtatë pikë para ekipit të Maincit (27 pikë), që fitoi po ashtu ndaj ekipit të Mënhengladbahut me rezultatin 3:2. Ekipi i Leverkuzenit, që është në pozicion të tretë në tabelë (25 pikë), ka arritur vetëm barazim në fushën e tij ndaj ekipit të Mynihut 1:1. Rezultatet e tjera që u shënuan nga ndeshjet e djeshme janë: Shalke - Bremen 4:0, Frankfurt-Hofenhajm 0:4, Hanovër-Hamburg 3:2 dhe Nyrenberg- Kaizerslautern 1:3. Në fund të tabelës qëndron ekipi i Këlnit (8 pikë).

Autor: dpa/Esat Ahmeti

Redaktoi: Angelina Verbica