1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bundestagu gjerman debatoi për çështjen turko-armene

Volter von Tizenhauzen21 Prill 2005

Bundestagu gjerman sipas të gjitha gjasave do të kërkoj nga Turqia që të pranoj fajin dhe të marrë përsipër përgjegjësinë historike për masakrën e kryer ndaj të krishterëve armen në Perandorinë Osmane para 90 vjetësh. Kjo u bë e qartë në debatin e parë të zhvilluar për këtë çështje në Bundestagun gjerman. Kërkesa e parashtruar nga partitë opozitare e cila do të shqyrtohet më tej në komisionet përkatëse është përshëndetur nga të gjitha grupimet parlamentare dhe është komentuar pozitivisht.

https://p.dw.com/p/ArPd
Kufoma të armenëve të masakruar
Kufoma të armenëve të masakruarFotografi: dpa