1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bundesveri - Aktor i rëndësishëm në hapësirën shqiptare dhe rajonale

Ani Ruci12 Tetor 2005

Stephan Minne, atashe ushatarak i Gjermanise në Tiranë, deklaron, se Gjermania mbështesin anëtarësimin e Shqipërisë në NATO

https://p.dw.com/p/Aqt3
Bundesveri në Berlin
Bundesveri në BerlinFotografi: AP

Emri i Bundesverit, Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, nuk është një emër i panjohur në hapësirat shqiptare. Kjo në sajë të kontributit të kësaj strukture në sigurimin e paqes, stabilitetit në këto hapësira, por
edhe të bashkëpunimit konkret me Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Stephan Minne, atashe ushatarak i Gjermanise në Tiranë tregon për DW gamën e gjerë të bashkëpunimit dypalësh në këtë fushë. "Prej më shumë se 10 vitesh, Bundesveri, angazhohet në të gjitha veprimet dhe ndërhyrjet paqeruajtëse të Forcave të Armatosura të Shqipërise. Fushat e bashkëpunimit janë të shumta: që nga kualifikimi dhe shkollimi në Gjermani i ushtarakëve shqiptare apo i mjekëve të ushtrisë deri tek ardhja e ekspertëve për të dhënë mësim në Akademinë Ushtarake në Tiranë apo asistenca në elementë të tjerë të reformimit të FASH."

Qëllimi i këtij reformimi është arritja e standarteve të ushtrive së vendeve anëtare të NATO-s si një kusht kryesor që Shqiperia të bëhet një ditë pjesë e familjes euro-atlantike. Asistenca e Bundesverit në përgatitjen dhe dërgimin e emisioneve paqeruajtëse të Shqipërisë në Afganistan, Irak dhe Bosnjë - Hercegovinë është një nga elementët më të dukshëm në këtë proces."Qeveria e RFGJ dhe vetë Bundesveri janë aktorë të rëndësishëm në mbështetjen dhe lobingun për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Kohët e fundit Gjermania mbështeti dërgimin e kontigjentit të 18-të trupave paqeruajtëse nga Shqipëria në Bosnjë -Hercegovinë. 70 ushtarë shqiptarë do të shërbejnë bashkë me ushtarët gjermanë në këtë kontigjent duke shkëmbyer vlerat dhe përvojat e tyre.

Shqipërisë nuk i ka munguar dhe as do t´i mungojë ndihma e Bundesverit për të arrritur qëllimin e madh: në vitin 2010, pra pas 5 vitesh, Forcat e saj të Armatosura të jenë moderne, të afta për veprim, në gjendje të ruajnë paqen dhe stabilitetin ne rajon, sqaron Stephan Minne.

Në këtë synim emri i Bundesverit është bërë tejet i njohur në Kosovë.
"Nga 16.700 ushtarë ndërkombëtarë që ndodhen në Kosovë, 2650 janë gjermanë- tregon Stephan Minne. Detyra e tyre është tepër e qartë: të mbrojnë atje paqen, stabilitetin por edhe popullsinë vendase nga aktet e dhunës. Por rrezja e veprimit, natyrisht është shumë më e gjerë se kaq. Pasi stabiliteti në Kosovë është një kusht i rëndësishëm për stabilitetin në gjithë hapësirat e rajonit ku banojnë shqiptarë dhe që këtej edhe për popullsitë e tjera të vendeve fqinjë." Në 12 Tetor Bundesveri përkujton 50 vjetorin e krijimit të tij.

Gjysëm shekulli më parë, në Gjermaninë e sapodalë nga Lufta e Dytë Botërore, kancelari i atëhershëm Konrad Adenauer, do të futej në historinë e vendit të vet jo vetëm si kancelari i pasluftës por edhe për idenë e tij: krijimin e një ushtrie të armatosur që duhej të mbronte lirinë ekonomike dhe shoqërore të gjermanëve. Përvoja e tmerrshme e gjermanëve, jo e largët në kohën kur kjo ide u publikua, prodhoi skepticizëm tek popullsia. Por ideja e mbrojtjes së vlerave të perëndimit gjeti jehonë tek 101 të rinj gjermanë, që dolën më 12 tetor 1955 vullnetarë për të kryer
shërbimin ushtarak. Njësia e tyre hodhi bazën e Bundesverit të sotëm.
Ushtria gjermane ka disa veçori që nuk i gjen në vende të tjera të BE. Ajo varet nga Parlamenti, i cili jo vetëm i vë asaj fondet financiare në dispozicion, por përcakton dhe merr vendime edhe për ndërhyrjet e saj jashtë teritorit gjerman. Si në asnjë ushtri tjetër europiane, në ushtrinë gjermane ka një avokat në Parlament, për mbrojtjen e të drejtave të ushtarit.