1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bush emroi komisionin për hetimin e informacioneve të gabuara për armët në Irak

7 Shkurt 2004
https://p.dw.com/p/ArU7
Presidenti amerikan Xhorxh Bush ka emruar një komision për hetimin e informacioneve të gabuara rreth armëve të shkatërrimit në masë në Irak. Ndonëse në komision ka edhe kritikë të ashpër të Bushin dhe politikës së tij, shumë janë ata të cilët kontestojnë pavarësinë e Komisionit të emruar prej Bush nëntë muaj para zgjedhjeve presidenciale.

Komisioni duhet të shpjegojë mosmarrveshjet e shumta rreth raporteve për armët e shkatërrimit në masë në Irak. Eshtë kjo një temë e cila ngarkon presidentin Xhorxh Bush, vetëm nëntë muaj para zgjedhjeve presidenciale. Me krijimin e këtij komisioni presidenti Bush synon të shkojë përpara.

"Disa raporte të shërbimeve amerikane sekrete dhe shërbimeve të tjera për gjendjen në Irak nuk janë konfirmuar. Ne duam të shpjegojmë pse?", thotë Bush.

Mirëpo komisioni ka për qëllim edhe përmirësimin e punës së përgjithëshme të shërbimeve sekrete.

"Komisioni që kam emruar duhet të shqyrëtojë informacionet për armët e shkatërrimit në masë dhe të paraqesë propozime për përmirësin e punës së tyre. Ai duhet të krahasojë informacionet e inspektorëve tanë atje dhe ato të para clirimit të Irakut. Komisioni duhet të shqyrëtojë edhe informacionet e programeve të armëve të Koresë Veriore dhe Iranit", theksoi presidenti Bush.

Udhëheqës të Komisionit do të jenë ish - senatori demokrat Charles Roob dhe Lourence Silbermann, zëvendës i Ministrit të mbrojtjes në kohën e presidentit Richard Nixon. Në Komision do të jetë edhe Senatori i Arizonës John McCain, i cili në të kaluarën ka kritikuar shpesh politikën e presidentit Bush, dhe njihet si një kundërkandidat i tij në zgjedhjet e vitit 2000. Por në Komision nuk do të jetë edhe ish - shefi i inspektorëve për armatime, David Kay.

"Ajo që kemi bërë ishte e përshpejtuar: kemi thënë se sasi të mëdha të armëve janë fshehur prej përsonave të ndryshëm. Po ku janë këta përsona, ku janë këto armë?", pyet ai duke shtuar se këto nuk janë gjetur.

Eshtë parashikaur që Komisioni të përfundojë punën e tij deri në mars të vitit 2005. Pra disa muaj pas zgjedhjeve presidenciale që priten në nëntor të këtij viti. Por është kontestuese nëse Komisioni do të ketë mundësi kontrolli në aktet e CIA-s dhe letrat e komunikimit me Shtëpinë e Bardhë. Komisioni për sulmet terroiste të vitit 2001, ka marrë dokumentet sekrete vetëm pas procesin gjyqësor.

Ndërkohë që shumë qytetarë kontestojnë pavarësinë e këtij komisioni të emruar prej vet presidentit Bush.