1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bush-i zgjat luftën në Irak

Ulrich Leidholdt26 Maj 2007

Al Sadr rishfaqet dhe ndërron taktikën e tij

https://p.dw.com/p/ArIc
Kleriku radikal shiit, Muqtada al-Sadr
Kleriku radikal shiit, Muqtada al-SadrFotografi: AP

Dy dhomat e kongresit amerikan miratuan dy ditë më parë një ligj, i cili garanton financimin deri në shtator të luftës së Irakut. Vetëm disa orë pas vendimit të kongresit amerikan udhëheqësi shiit irakian Muktada al Sadr u shfaq në publik pas një kohe të gjatë. Në lutjen e së premtes para mijëra besimtarëve në qytetin Kufa predikuesi i bëri thirrje SHBA që të tërheqin trupat e tyre.

Ngjarjet i japin të drejtë presidentit amerikan. Lufta në Irak kërkon gjithnjë e më shumë viktima ndër ushtarët e tij, sot dhe jn në verë siç parashikoi Bush për miratimin e 70 milirdë eurove të tjera për vazhdimin e pa afat të luftimeve.

'Ne llogarisim me luftime të ashpra dhe me më shumë viktima amerikane dhe irakiane. Ky mund të jetë një gusht shumë i vështirë dhe i përgjakshëm.'

Që tani maji është njëri nga muajt me humbje më të mëdha që prej pushtimit amerikan në mars 2003. Që në fillim të këtij muaji kanë vdekur 90 ushtarë amerikanë. Në këtë mënyrë numri i GI-ve të vrarë u ngjit në 3.442. Një shumëfish i këtij është numri i viktimave civile - disa qindra në muaj dhe që prej fillimit të ofensivës së sigurisë prej trupave irakiane dhe amerikane në shkurt ky numër ka nisur të rritet pas një rënieje në fillim.

Suksesi politik i Bushit, pra më shumë para pa plan kohore për tërheqjen e trupave amerikane, u pasua nga atentate në rritje dhe nga një sukses propagandistik i një kundërshtari të SHBA me ndikim në Irak. Pas muajsh të tërë ilegaliteti dhe supozimeve nga shërbimet e fshehta amerikane se ai gjendej në Iran, disa orë pas vendimit të kongresit amerikan u rishfaq Muktada al Sadr. Kleriku radikal shiit me ndikim predikoi për të parën herë që prej më shumë se gjysmë viti në qytetin e shenjtë Kufa; nën brohoritjet e përkrahësve të tij:

'Tri herë jo ndaj të padrejtëve, ndaj Amerikës, ndaj kolonializmit, ndaj Izraelit dhe tri herë jo ndaj shejtanit' - me këto parrulla 30 vjeçari entuziazmoi mijëra vetë në xhaminë e qytetit irakianoqendror.

Al Sadr përsëriti kërkesën e tij për përfundimin e pushtimit të Irakut dhe të gjitha këto nuk janë të reja. Por vendimtare ishte një fjali tjetër që të bën të dëgjosh me vëmendje, sepse ajo tregon një kthesë në taktikën e njeriut të zgjuar, dikur mbështetës i politikës së kryeministrit Maliki: largim nga strategjia fetaro-etnike dhe afrim me strategjinë kombëtare: ai, shiiti, milicët e të të cilit kryen vrasje të panumërta terrori ndaj sunitëve, u bëri thirrje po këtyre sunitëve që i quajti vëllezër për unitet dhe bashkëpunim në luftën kundër trupave amerikane. Shiitët dhe sunitët janë vëllezër, dhe pushtuesit nuk duhet të arrijnë ndarjen e dy bashkësive, tha al Sadr.

Ndjekësit politikë të al Sadr-it zotërojnë zyrtarisht vetëm 30 prej 275 vendeve në parlamentin irakian. Në shenjë proteste ndaj refuzimit të qeverisë për të kërkuar një afat fiks për tërheqjen e trupave amerikane, gjashtë nga ministrat e tij dhanë dorëheqjen. Përkrahësit e al Sadr-it pretendojnë se ndërkohë kanë përkrahjen e shumicës së deputetëve për tërheqjen amerikane.

Me rishfaqjen e tij në Irak del në skenë një kundërshtar i rrezikshëm. Një afrim midis sunitëve dhe shiitëve i jep kuptim parashikimit të George Bush-it për rritje humbjeve.