1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bush qëndron sot në Tiranë, takim me Moisiun dhe Berishën

10 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/Aql2

Tiranë:Presidenti amerikan Xhorxh Bush sot viziton Shqipërinë.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, presidenti Bush do të takohet me udhëheqësit shqiptarë, presidentin Alfred Moisiu dhe kryeministrin Sali Berisha. Kryeministrat e dy vendeve të tjera ballkanike, kryeministri i Kroacisë dhe ai i Maqedonisë, do të marrin pjesë në një drekë pune me presidentin Bush dhe kryeministrin Berisha.Sipas ministrit të jashtëm të Shqipërisë, Lulëzim Basha,Kosova do të jetë një nga temat e takimit të sotem të presidentit Bush dhe kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha.
Sot mbasdite, presidenti Bush shkon në Bullgari, ku nesër do të ketë takime me zyrtarët e atij vendi, para se të kthehet në Uashington.