1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bush shprehet për herë të parë publikisht për Pakistanin

6 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/C36O
Presidenti amerikan Xhorxh Bush është shprehur për herë të parë publikisht për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në Pakistan. Në Uashington ai i bëri thirrje presidentit pakistanez Pervez Musharaf për rikthim të menjëhershëm tek demokracia, mbajtjen e zgjedhjeve ashtu siç ishte planifikuar dhe dorëzimin e postit të kreut ushtrisë. Bush nuk u shpreh për ngrirjen e ndihmave amerikane ndaj Pakistanit. Në qytetin lindor pakistanez Lahore, policia kishte goditur më parë me shkopinj gome dhe gaz lotsjellës qindra demonstrues juristë. Që nga vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme të shtunën në vend janë arrestuar më shumë se 1.500 vetë. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun (Ban Ki Moon) bëri thirrje për lirimin e të gjithë të burgosurve.