1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

CDU/CSU planifikojnë një këshill kombëtar sigurie

Sabine Adler5 Maj 2008

Kritika nga socialdemokratët dhe nga opozita mbi planet për Këshillin Kombëtar të sigurisë.

https://p.dw.com/p/DtLh
Deputeti liberal Max Stadler.Fotografi: AP

Përfytyrimet e bashkimit kristiandemokrat-kristiansocial për një Këshill të ri të sigurisë kombëtare nuk janë paraqitur ende, por ajo që u bë publike për të në medie të ndryshme në fundjavë ka shkaktuar kritikë të fortë të opozitës, por edhe të partnerit të koalicionit, Partisë Socialdemokrate.

Amerikanizim i politikës së jashtme gjermane?

Fraksioni parlamentar i CDU/CSU-së do t'i paraqesë publikut të mërkurën projektin e tij për një strategji të re të sigurisë në Gjermani. Pikërisht ky dokument strategjie, që sipas disa kritikëve shpie në një "amerikanizim të politikës së jashtme gjermane dhe asaj të sigurisë", planifikohet të miratohet më parë të martën prej fraksionit. Eksperti për çështje të sigurisë, liberali Max Stadler, është i habitur që një ide e quajtur e kryer rinxirret në sipërfaqe.

"Në momentin e tanishëm kjo përpjekje vjen papritur, sepse ministri i brendshëm Schäuble dhe ai i mbrojtjes Jung deshën disa herë ta fillonin debatin për të vitin e kaluar, por nuk depërtuan me përfytyrimet e tyre dhe për këtë arsye pritej që ta linin në sirtar këtë ide të vjetër.“

Dokumenti 16 faqësh, i cili thuhet të jetë përpiluar nën drejtimin e kryetarit të fraksionit CDU/CSU Volker Kauder dhe në bashkërendim të ngushtë me kancelaren Angela Merkel dhe me ministrat e brendshëm dhe të mbrojtjes, Schäuble dhe Jung, parashikon ngritjen e këshillit federal të sigurisë në shkallën e një këshilli kombëtar të sigurisë.

Wolfgang Schäuble nach Tarifverhandlungen
Bundesinnenminister Wolfgang Schäuble (CDU) spricht am Montag (31.03.2008) in Potsdam auf der Pressekonferenz nach den Tarifverhandlungen. In der Tarifauseinandersetzung für den öffentlichen Dienst ist ein Streik abgewendet. Es gebe «ein gemeinsames Ergebnis», bestätigte Wolfgang Schäuble am gleichen Tag in Potsdam. Das Ergebnis sei den Arbeitgebern zwar nicht leicht gefallen. Allerdings sei es zu verantworten. Foto: Bernd Settnik dpa/lbn (zu dpa 4447 vom 31.03.2008) +++(c) dpa - Report+++***Zu Grabley, Deutlicher Einkommenszuwachs mit ausgeprägter sozialer Komponente - Einigung bei Tarifverhandlungen im Öffentlichen Dienst******Zu Ulrich, "Wie die Faust aufs Auge" - Tarifabschluss kann für alle teuer werden***Fotografi: picture-alliance/ dpa

Këshilli federal i sigurisë, në të cilin përveç kryetarit të qeverisë bëjnë pjesë edhe ministra të ndryshëm, vendos aktualisht para së gjithash për leje eksporti për armatime.

Zëra kundër Këshillit të sigurisë

Sipas dokumentit të ri të CDU/CSU-së, këshilli i ri kombëtar i sigurisë do të analizojë në fazë të hershme krizat dhe kërcënimet në vend dhe jashtë vendit, do të fillojë masa parandaluese dhe do të përfshijë në punë të gjitha organet e rëndësishme. Për këtë qëllim shtabi përkatës do të vendoset në zyrën kancelarore.

Eksperti liberal për çështjet e brendshme Stadler e konsideron të panevojshëm këshillin kombëtar për sigurinë, sepse kthehemi në një lloj FBI-je gjermane, duke i dhënë entit federal të kriminalistikës autorizime të gjera, të cilat çojnë drejt përzierjes së punës së policisë me atë të shërbimit të fshehtë. "Të gjitha këro zhvillime kanë për synim të hollojnë strukturat e sprovuara të shtetit ligjor dhe të fusin në fund një arkitekturë krejt të re sigurie në Gjermani. Unë e shoh këtë me mosbesim të madh" është shprehur Stadler.