1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

161110 CDU-Parteitag Abschluss

17 Nëntor 2010

Unioni Kristinademokrat në kongresin e tij dyditor në Karlsruhe vuri në pah profilin e tij konservator. U vendos për një kurs më të ashpër integrimi dhe për një ndalim të përgjithshëm të diognistikës preimplatative

https://p.dw.com/p/QB6h
Kancelarja Merkel në kongresin e CDU në KarlsruheFotografi: dapd

"Multikulti ka vdekur" - deklarata e fundit e kancelares gjermane Angela Merkel për bashkëjetesën me emigrantët hasi në mbështetje të gjerë në kongresin e CDU-së. Në një vendim parimor për të ardhmen e Gjermanisë thuhet që dëshirohet një politikë integrimi e orientuar nga interesat gjermane dhe fundi i "politikës së tolerancës së keqkuptuar". Delegatët miratuan kërkesën pa e zgjatur debatin.

Kancelarja kërkoi respektimin e rregullave në shoqëri

Dossierbild 2 CDU Parteitag
"Rregullat është e lehtë të kuptohen", tha Merkel në kongresin e partisë në KarlsruheFotografi: dapd

"Këto rregulla janë në të vërtetë shumë lehtë të kuptueshme: kush do të jetojë këtu, duhet të mësojë gjermanisht. Kush jeton jeton këtu, duhet të respektojë ligjet dhe vlerat tona. Kush e bën këtë, është i mirëseardhur. Dhe kush nuk e bën këtë, duhet të llogarisë me sanksione. Kaq e thjeshtë është kjo."

Kulturë orientuese në Gjermani

Qeveria ka vendosur së fundi që në të ashtuquajturat raste të refuzimit të integrimit të zbatojë moszgjatjen e qëndrimit dhe reduktimin e ndihmave sociale. Kristiandemokratët sollën sërish në kongres konceptin e diskutueshëm të një kulture orientuese, të cilin ekologjistët para ca vitesh me tallje e quanin "gjermanizim të detyrueshëm". Tani më nuk flitet për një kulturë orientuese gjermane, por një kulturë orientuese në Gjermani. Në të pëfshihet kontributi i të gjithë atyre, që jetojnë në Gjermani, sqaroi e ngarkuara e qeverisë gjermane me çështjen e integrimit, Maria Bëhmer. Rrënjët e kulturës orientuese janë në të vërtetë krishtero-hebreje. E pyetur, nëse një ditë mund të ketë një kulturë orientuese gjermane, që do të përfshinte në vete edhe rrënjët myslimane.

CDU Zitat Beschluss des 23. Parteitags der CDU v. 16.11.2010
Citat nga vendimi i kongresit të 23 të CDU për kulturën orientuese

Bohmer tha: "Mirëkuptimi është që secili të jetojë në jetën e përditshme ato, që sjell me vete. Por duhet ta dimë po ashtu që rregulla të caktuara si ato, që njihen nga sheriati, nuk kanë vend në vendin tonë. Çështja këtu është se barazia është vendimtare dhe jo konceptimi patriarkal, prandaj do të jetë çështja, se si do të zhvillohet më tutje islami këtu në Evropë dhe po ashtu në Gjermani. Nëse njerëzit do të pranojnë bashkëjetesën, apo do të ketë lëvizje radikale, që e kundërshtojnë atë."

Integrimi do të thotë pjesëmarrje

Koncepti i një kulture orientuese nuk ka të bëjë me asnjë presion për asimilim, theksoi zonja Bëhmer:

Maria Böhmer CDU Integration
E ngarkuara e qeverisë gjermane për integrimin, Maria Bëhmer (CDU)Fotografi: picture alliance/dpa

"Ne e kemi thënë gjithnjë se ne nuk duam asimilim në Gjermani. Kjo edhe na dallon ne nga disa vende fqinje, ku ka përpjekje për asimilim, apo nga disa vende të tjera, ku njerëzit mund të vendosin sipas dëshirës për bashkëjetesën. Të dyja këto modele nuk kanë sjellë kohezionin e dëshiruar në shoqëri. Ne në Gjermani kemi vendosur për një rrugë tjetër, për rrugën e integrimit. Integrimi do të thotë pjesëmarrje, do të thotë orientim në vlerat dhe rregullat e vendit tonë dhe ato të mos pranohen vetëm si vlera të shkruara në kushtetutë, por natyrisht edhe të praktikohen."

Kundër testeve gjenetike tek embrionet

Symbolbild Präimplantationsdiagnostik und Embryonenschutz
Në disa vende të tjera të BE-së këto testet tek embrionet janë të lejuaraFotografi: picture alliance/dpa

Përveç integrimit një temë tjetër qendrore në kongresin e CDU-së ishte edhe diagnostikimi para mbjelljes, në rastet e fekondimit in vitro. Pas një diskutimi të gjatë e shumë kontrovers kongresi me një shumicë të ngushtë u shpreh për ndalimin e testeve gjenetike tek embrionet. Për dallim në disa vende të tjera të BE-së si në Britaninë e Madhe, Francë, Belgjikë dhe Danimarkë, ku ndërkohë lejohet e ashtuquajtura diognistikë preimplantative.

Kristiandemokratët institojnë në ndalimin me ligj të diognistikës preimplantative, për shkak se në bazë të një vendimi të Gyjkatës së lartë Federale, të marrë në korrik të këtij viti, ajo nuk dënohet me ligj. Vendimi i kongresit partiak për të ndaluar atë konsiderohet si një fitore e konservatorëve, por nuk është obligativ për deputetët kristiandemokratë në Bundestagun gjerman. Në rast se kjo çështje hidhet për votim në parlament, atëherë secili deputet i CDU-së vendos vetë se a do të jetë pro, apo kundër.

Autor: Bernd Gräßler/Esat Ahmeti

Redaktoi: Angjelina Verbica