1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ceremoni përkujtimore për 70-vjetorin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore

2 Shtator 2009

Politikanët duhet t'i përvetësojnë mësimet e historisë dhe ato e kapërcejnë perceptimin nacional.

https://p.dw.com/p/JNYR
Kancelarja gjermane Angela Merkel duke marrë një qiri për ta vendosur në varrezat e mbrojtësve të Vesterplates
Kancelarja gjermane Angela Merkel duke marrë një qiri për ta vendosur në varrezat e mbrojtësve të VesterplatesFotografi: AP

Gazetat gjermane të së mërkurës komentojnë përkujtimin e 70-vjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore.

Në gazetën FRANKFURTER RUNDSCHAU për këtë temë lexojmë:

"Angela Merkeli e di dhe e thotë se kush e filloi luftën 70 vjet më parë; por ajo tërheq vëmendjen edhe për dëbimin e gjermanëve. Leh Kacynski e sheh Poloninë të goditur për vdekje, me marshimin sovjetik më 17 shtator 1939. Vladimir Putini pranon disa gabime të diktatorit të atëhershëm Stalin, por e konsideron strategjinë e tij në thelb në rregull. Tri folës të martën në Gdansk, tri perceptime të ndryshme nga njëra-tjetra. Për pajtim pikëpamjesh ky rast nuk mjaftonte ende. Kryeministri i Rusisë dëshiron t'ua lërë këtë ekspertëve. Por veprimet varen nga politikanët. Ata duhet t'i përvetësojnë mësimet e historisë dhe ato e kapërcejnë perceptimin nacional."

Kryeministri polak Donald Tusk, kancelarja Merkel, dhe kryeministri rus Vladimir Putin gjatë ceremonisë përkujtimore për 70-vjetorin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore, Vesterplate, Gdansk
Kryeministri polak Donald Tusk, kancelarja Merkel, dhe kryeministri rus Vladimir Putin gjatë ceremonisë përkujtimore për 70-vjetorin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore, Vesterplate, GdanskFotografi: picture alliance/dpa

Ja edhe mendimi i FRANKFURTER ALLGEMEINE ZEITUNG:

"Disa vite të tjera u desh të kalojnë, deri sa një qeveri polake të guxonte të ftonte në 1 shtator jo vetëm Gjermaninë, të gatshme për pendim, por edhe kryeministrin e vendit lindor, i cili ende ka nostalgji për kohën e Stalinit. U ftuan edhe kryeministra të kombeve të tjera evropiane, të cilat Polonia i bën bashkëpërgjegjës për fatin e saj në luftë. Të gjithë këta u konfrontuan me vështrimin polak për ngjarjet. Kjo në një kohë, kur diskutimi për faktin se si mund të pengohej katastrofa evropiane dhe cilat gabime bëri vetë Polonia nuk ka marrë fund as midis historianëve polakë."

Autor: Auron Dodi
Redaktor: Pandeli Pani