1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Certifikata" për Covid-19 deri në fund të qershorit

22 Maj 2021

Bashkimi Evropian ka rënë dakord mbi detajet e prezantimit të një certifikate të përbashkët, që do të fillojë të përdoret në fund të qershorit. Certifikata shton shancet për një sezon turistik më të mirë.

https://p.dw.com/p/3tj9e
Coronavirus
Fotografi: Eibner-Pressefoto/picture alliance

Ashtu si në versionet e mëparshme kombëtare të certifikatës për sëmundjen Covid-19, edhe në dokumentin e ri që do të futet në përdorim deri në fund të qershorit, do të shënohen të dhënat për vaksinimin, shërimin nga Covid-19 apo testet e bëra. Karta digjitale evropiane do të ketë edhe një kod QR, që vështirë se mund të falsifikohet.

Certifikata e gjelbër pritet të jetë gati jo më vonë se deri në fund të qershorit, u njoftua në Bruksel. "Një hap i rëndësishëm për rivendosjen e lirisë së lëvizjes në BE në mënyrën më të sigurt të mundshme", deklaroi Stella Kyriakides, komisionerja evropiane për Shëndetësinë.

Brüssel | Stella Kyriakides in der Pressekonferenz zu EU und AstraZeneca
Stella KyriakidesFotografi: Olivier Hoselt/POOL/AFP/Getty Images

Deri tani është ende e paqartë nëse qytetarët nga vendet jashtë BE do të jenë në gjendje të marrin këtë "certifikatë të gjelbër" dhe nëse certifikatat nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe vendet tjera do të njihen. Për këtë akoma nuk ka ndonjë vendim konkret, ndonëse më parë është thënë se certifikata duhet të njihet ndërkombëtarisht në sa më shumë vende. E në këtë konktekst janë përmendur edhe vendet jashtë Evropës, si SHBA, Izraeli apo dhe vende të tjera.

Ende ka shumë mosmarrëveshje edhe rreth vaksinave të cilat do të njihen dhe mund të futen në këtë dokument. Deri tani një konsensus ekziston vetëm për vaksinat që janë licencuar për përdorim nga Agjencia Evropiane e Barnave, por shtetet anëtare të BE mund të licensojnë vetë edhe vaksina të tjera. Kjo është me rëndësi në veçanti për vendet që kanë futur në përdorim vaksinat nga Rusia, Kina dhe të tjera. Por ndonjë vendim konkret ende nuk ka.

TABLEAU | Indien Coronavirus
Fotografi: Noah Seelam/AFP/Getty Images

Ndërkohë është e mundur edhe tani të udhëtosh në shumë vende të BE-së, si turistpa pasur nevojë të futesh në karantinë. Greqia dhe Kroacia, për shembull, pranojnë prova të vaksinimit të plotë me çfarëdo qoftë vaksine. Por në Greqi njihet edhe testi negativ PCR që nuk është më i vjetër se 72 orë, ndërsa në Kroaci kërkohet një test që nuk është më i vjetër se 48 orë. Ngjashëm kanë vepruar edhe shumë vende të tjera turisitike, të cilat mjaftohen me një test negativ dhe nuk ke nevojë të futesh në karantinë.

Çështjet kontestuese

Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare të BE kanë pasur kohët e fundit debate të nxehta në lidhje me këtë certifikatë. Çështja më kontestuese ka qenë ajo e vendosjes së masave kufizuese nga vendet anëtare të BE, vendosja e masave për teste dhe karantinime, që dallojnë nga vendimet e BE. Sepse kjo mund të pengojë lëvizjen e lirë mes vendeve dhe mund të dëmtojë turizmin. Tani thuhet se shtetet anëtare edhe më tej mund të kufizojnë lirinë e lëvizjes në territorin e tyre, por vetëm në qoftë se kjo është e domosdoshme për shkak të gjendjes me pandeminë.

Deutschland | Coronavirus | Impfpass zweite Impfung AstraZeneca
Në librezat e verdha të OBSH-së të dhënat për vaksinimin shënohen me dorë Fotografi: Weber/Eibner-Pressefoto/picture alliance

Tani vendet anëtare janë ato që duhet të kujdesen për futjen në përdorim të këtij dokumenti. Ministria e Shëndetësisë thotë se në Gjermani kjo certifikatë do të futet në përdorim deri në fund të qershorit.

Por në Gjermani këto certifikata nuk do të jenë të detyrueshme. Edhe më pas do të mund të përdoren librezat e tanishme të verdha të Organizatës Botërore të Shëndetit, ku me dorë shënohen të dhënat për vaksinimin. Por edhe këtu ka debate të shumta pas falsifikimeve që janë paraqitur me këtë dokument.

bc (dpa, afp)