1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

CIA humbet kompetencat për marrjen në pyetje të terroristëve

25 Gusht 2009

Marrja në pyetje e të dyshuarve për terrorizëm në SHBA nuk do të më kompetencë e CIA-s. Këtë detyrë do ta marrë përsipër një njësi elitë e policisë federale FBI nën mbikqyrjen e Shtëpisë së Bardhë.

https://p.dw.com/p/JHnE
Skena nga filmi i Amnesty International "Stuff of Life", tregon një të burgosur tek i cili zbatohet tortura e simulimit të mbytjes.
CIA humbet kompetencat për marrjen në pyetje të terroristëve. Skena nga filmi i Amnesty International "Stuff of Life" tregon një të burgosur tek i cili zbatohet tortura e simulimit të mbytjes.Fotografi: picture alliance / dpa

Presidenti amerikan Barak Obama e merr këtë masë si pasojë e raporteve për keqtrajtimet e të burgosurve nga CIA dhe punonjësit e firmave private të sigurisë në kohën e qeverisjes të paraardhësit të tij, Xhorxh Bush.

Barack Obama dhe kabineti i tij, Shawn Donovan, Eric Holder, Joe Biden, Kathleen Sebelius, Edward DeSeve.
Barack Obama dhe kabineti i tij, Shawn Donovan, Eric Holder, Joe Biden, Kathleen Sebelius, Edward DeSeve.Fotografi: AP

Bill Burton zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë u shpreh: "Presidenti është i një mendimi me hetuesit se askush, që ka zbatuar vetëm urdhërat, nuk dënohet, por se kundër kujt do të zhvillohen hetime, varet nga prokuroria e përgjithshme."

Ministri i Drejtësisë, Eric Holder, caktoi një hetues të posaçëm për të shqyrtuar këto akuza. Metodat e marrjes në pyetje të kritikuara ndërkombëtarisht, tha Holder në Uashington, do të shqyrtohen juridikisht. Ndër metodat brutale me anë të të cilave të burgosurit detyrohen të flasin, është mbytja e stimuluar dhe mbajtja zgjuar pa gjumë, si dhe kërcënimi se fëmijët apo nënat do të vriten, apo do të përdhunohen.

Ministri amerikan i Drejtësisë, Eric Holder.
Ministri i Drejtësisë, Eric Holder, caktoi një hetues të posaçëm për të shqyrtuar akuzat për keqtrajtimet që CIA i ka bërë të burgosurve.Fotografi: AP

Abdo Alexander i Unionit Civil Liberal Amerikan: "Çështja është, nëse duhet t'i heqim sytë nga këto gjëra, apo do t'i vëmë para përgjegjësisë vendimmarrësit, kur bëhet fjalë për ligje, të cilat duhet t' zbatojë secili. Presidenti vetë tha se askush nuk qëndron mbi ligjin. Dhe ne mendojmë se ky është një aplikim shumë i thjeshtë i këtij parimi të rëndësishëm amerikan."

Autor : Angelina Verbica

Redaktoi : Aida Cama

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë