1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

CIA ka zhdukur dëshmitë e marrjes në pyetje të personave të dyshimtë për terrorizëm

Frank Aischmann17 Dhjetor 2007

Persona të dyshimtë si terroristë të Al-Kaidës janë marrë në pyetje nga burgjet e fshehta nga hetuesë të CIA-s. Të paktën dy herë CIA ka filmuar seancat e marrjes në pyetje. Këto dëshmi janë zhdukur më vonë.

https://p.dw.com/p/Ccuz
Logo e CIA-s
Logo e CIA-s
Ekzistenca e këtyre dëshmive filmike nuk është pranuar në pyetjet e mëvonshme të kongresit, avokatëve dhe komisioneve përkatëse. Dhe para dy vitesh shërbimi i fshehtë amerikan kishte zhdukur shiritat për të cilat u njoftua para një jave aps një hulumtimi të bërë nga gazeta Nju Jork Times. Vet presidenti Bush sipas disa të dhënave nuk ka qenë në dijeni për këtë. Drejtori i CIA-s Majkëll Hajden (Michael Hayden) doli në mbrojtje të këtij hapi: ne donim të mbronim hetuesitë tanë nga aktet hakmarrëse të AlKaidës dhe ata shirita nuk kishin vlera as për shërbimin e fshehtë e as rëndësi ligjore. Ky arsyetim vetëm sa shkaktoi edhe më shumë indinjatë dhe atë mbipartiake. Deputeti republikan në Kongres Pete Hoekstra, anëtar i Komisionit për shërbimet e fshehta shau të dielen në kanalin tekleviziv Fox: 'CIA nuk na ka informuar as për ekzistencën e as për zhdukjen e këtyre shiritave. Për këtë ajo ka qenë e obliguar me kushtetutë, që ne të na informoj për çdo gjë. Për këtë ata duhet të na japin neve llogari'. Kush e dha urdhërinë për zhdukjen e dëshmive? Qeveria e presidentit Bush nuk do që tani kongresi amerikan të filloj hetimet e veta për këtë çështje. Sipas Nju Jork Tajms (New York Times) ministria e drejtësisë ka bërë lutje që komisioni për shërvbimet e fshehta të ndërprej njëherë për njëherë punën e tij. Përfundimisht ministria e drejtësisë është duke hetuar vet dhe kjo punë do të dëmtohej nga hetimet paralele të parlamentit. Shefja e komisionit parlamentar për shërbimet e fshehta, Jane Harman shpreh pakënaqësinë e saj: 'Ne si parlament jemi të pavarur. Përveç kësaj kongresi thënë më saktë personalisht unë që në vitin 2003 i kam tërhequr vërejtjen edhe me shkrim CIA që të mos zhduk këto dëshmi. Pavarësisht kësaj ajo e ka bërë këtë dhe nuk na ka informuar fare'. Sipas pikëpamjeve të ministrisë amerikane të drejtësisë hetimet rreth kësaj çështje duhet t'i ndërprej edhe një instancë tjetër. Gjykatësi federal Henry Kenedi. Atë e kanë lutur avokatët e të burgosurëve të Guantanamos që të filloj këto hetime. Gjykatësi Kenedi ka kërkuar nga mesi i vitit 2005 nga qeveria amerikane që të ruaj të gjitha dëshmitë për keqtrajtimet apo torturat e të burgosurëve në kampin e Guantanamos.