1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dëborë në veri të Shqipërisë

Leka Plani28 Mars 2007

Mijëra banorë të komunave të thella malore në Veri dhe veri-lindje të Shqipërisë, vazhdojnë të jenë të izoluar për shkak të rreshjeve të mëdha të dëborës.

https://p.dw.com/p/ArXC

Lartësia e dëborës deri në l metër në disa zona, ka sjellë edhe bllokimin e shumë prej akseve rrugore. Si pasojë e përkeqësimit të motit, disa fshatra kanë ngelur pa energji elektrike, ndërkohë që një pjesë e banorëve, japin alarmin se nuk kanë as rezerva ushqimore për të përballuar dimrin. Pavarësisht këtij fakti, drejtuesit vendor në këto rrethe po marrin masat e duhura për cbllokimin e rrugëve rurale dhe furnizimin me ilace dhe ushqime të banorëve të këtyre anëve.