1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dënohet sulmi mbi Manastirin e Deçanit

Ajete Beqiraj2 Prill 2007

Pas shpërthimit të së premtes në një distancë prej rreth njëmijë metrash pranë Manasitirit të Deçanit, zëvendësshefi i UNMIK-ut, Steven Schook, dje, të dielën, vizitoi këtë manastir.

https://p.dw.com/p/ArWz
Manastiri i Deçanit
Manastiri i DeçanitFotografi: picture-alliance/ dpa

„Ky manastir është ruajtur me shekuj, falë respektit të kësaj popullate që kishte ndaj tij. Do t’i bënim nder Deçanit dhe krejt Kosovës, sikur kjo traditë të vazhdonte“-ishte porosia e zëdhënësit të Manastirit të Deçanit, atit Sava Janjiç, me të përfunduar vizita e zëvendësshefit të UNMIK-ut, Stiven Shock. Kryetari i Kuvendit Komunal të Deçanit, Nazmi Selmanaj, sulmin e të së premtes e quan „akt kundër popullatës deçanase, e cila në periudha të ndryshme kohore e ka mbrojtur këtë manastir“.

“Ka dëshmi që njerëzit e kanë dhënë jetën në mbrojtje të tij. Këtë janë të gatshëm ta bëjnë edhe sot. T’i dalin mburojë si mur i gjallë, sepse është vlere e të gjithë neve“-thotë kryetari Selmanaj.

Shpërthimin në një distancë prej rreth njëmijë metrash larg manasitirit të Deçanit, e konfirmoi edhe Shërbimi Policor i Kosovës, i cili pas një kontrolli të detajuar në terren ka gjetur një kornizë të zbrazët granatahedhësi si dhe pranë murit të jashtëm, është
gjetur një predhë tjetër e pashpërthyer, e cila është larguar nga forcat e KFOR-it.
Sipas zëdhënësit Janjiç, është fjala për një granatë anti tank në gjatësi pre 64 milimetrash, e cila për shkak të trashësisë së murit mesjetar te manastirit, nuk ka shkaktuar ndonjë dëm të dukshëm.

„Është fjala për njerëz, të cilët përdorin armë kundër një monumenti kulturor të UNESKO-s, të cilët nuk ia duan të mirën popullit dhe të cilët nuk e shohin të
ardhmen në një Kosovë të qetë, ku do t’sundojë drejtësia dhe ligji. Ekstremistë të tillë do duhej të izolohen, ndërsa populli t’i përmbahet traditës, ashtu siç ditën ta ruajnë këtë vend me shekuj“-thotë zëdhënësi i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiç.

Kryetari i Komunës, Nazmi Selmanaj, e dënon këtë akt si dhe të gjitha sulmet që do të dëmtonin procesin nëpër të cilin po kalon Kosova.

„ Kjo goditje nuk është vetëm ndaj manasitirt, por është kundër insistucionit komunal, kundër Kosovës dhe të gjitha përpjekjeve që po bëhen nga Bashkësia Ndërkombtare, për zgjedhjen e statusit të Kosovës. Ky akt ndodh në kohën kur më së tepërmi kërkohet paqe e qetësi!“

Manastiri i Deçanit, i ndërtuar në shekullin XIII, është njëra ndër kishat më të ruajtura të mesjetës, i radhitur në listën e UNESKO-s si pasuri kulturore botërore. Zëdhënësi i manastirit, Sava Janjiç beson në forcat e NATO-s dhe në nje Kosove te re: „Mendoj se forcat e NATO-s mjaftojnë për të ofruar siguri. Edhe Shërbimi Policor i Kosovës, do të bëjë ç’është e mundur për të zbardhur rastin dhe për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë. Ne duhet të ndërtojmë një Kosovë, ku të gjithë njerëzit do të jenë të mbrotjur dhe ku do të respektohen vendet shenjta, pavarësisht cilave besime u takojnë. Sepse, kjo është pasuri e përbashkët e të gjithë popullit të Kosovës“.

Sot, Manastirin e Deçanit pritet ta vizitojnë edhe përfaqësues të Këshillit të NATO-s.