1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dënuar për kurajon e tij civile

Bernd Johann29 Prill 2006

Udhëheqësi i opozitës në Bjellorusi, Milinkjeviç, dënohet me procedurë të përshpejtuar. Ai ka marrë pjesë pa leje në në një miting organizuar në kuadër të aktiviteteve përkujtimore për tragjedinë e Çernobilit. Kështu e argumentoi gjykatësi vendimin e shpallur ditën e enjte.

https://p.dw.com/p/ArLe
Udhëheqësi i opozitës në Bjellorusi Aleksandër Milinkieviç
Udhëheqësi i opozitës në Bjellorusi Aleksandër MilinkieviçFotografi: AP

Pushteti shtetëror në Bjellorusi pas protestave masive të kohëve të fundit në Minsk ka arrestuar udhëheqësin e opozitës Aleksandër Milinkjeviç dhe me një procedurë të përshpejtuar gjyqësore e ka dënuar me 15 ditë heqje lirie. Sfidanti i presidentit Aleksandër Lukashenko në zgjedhjet e marsit ka marrë pjesë në një miting pa leje në kuadër të aktiviteteve përkujtimore për tragjedinë e Çernobilit. Kështu e argumentoi gjykatësi vendimin e shpallur ditën e enjte. Milinkjeviç ka njoftuar se do të apelojë.

Kush angazhohet për reforma demokratike në Bjellorusi përfundon në burg. Rregjimi i presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenko nuk toleron asnjë shprehje të lirë mendimi. Kush nuk e respekton këtë i nënshtrohet dënimit të shpejtë. Shumë politikanë dhe aktivistë për të drejtat e njeriut në Bjellorusi e kanë provuar këtë mbi kurriz. Tani është arrestuar edhe politikani më i njohur i opozitës bjelloruse Aleksandër Milinkieviç. Shkak është bërë pjesëmarrja e tij në një demontrim në përvjetorin e katastrofës së Çernobilit dhe pati edhe guximin të paralajmëronte ndaj një "Çernobili politik" në vendin e tij përballë situatës aktuale atje. Një shkak më shumë ishte dhe demonstrimi i kurajos civile që prej përfundimit të zgjedhjeve presidenciale jo demokratike në mars.

Por në vendin e presidentit Lukashenko nuk mund të ketë shoqëri civile. Madje as atëherë kur mijëra njerëz në përvjetorin e katastrofës së Çernobilit kujtojnë ndotjen radioaktive të pjesëve të mëdha të territorit bjellorus të cilën rregjimi ia paraqet popullsisë si të padëmshme. Incidenti në reaktorin e Çernobilit ukrainas pati çuar atëherë në formimin e lëvizjeve qytetare në ish Bashkimin Sovjetik. 20 vjet pas katastrofës nukleare në Bjellorusi shtypet çdo iniciativë qytetare dhe shkelen të drejtat themelore civile.

Me të drejtë protestojnë politikanë gjermanë dhe bashkësia ndërkombëtare kundër rregjimit arbitrar të Aleksandër Lukashenkos. BE dhe SHBA kanë vendosur vetëm pak kohë më parë ndalimin e udhëtimit në këto vende për klikën drejuese në Minsk. Lukashenko është i izoluar në plan ndërkombëtar. Ai vazhdon kontaktet me Kubën dhe shprehet me mirëkuptim për politikanët iranianë që mbështesin strategjinë bërthamore të vendit. Por edhe vetë Rusia është distancuar ndërkohë më tej nga Lukashenko.

A munden megjithatë ndalimi i hyrjes në EU dhe SHBA si dhe izolimi ndërkombëtar të çojnë në rrëzimin e rregjimit të Lukashenkos? Këtu ka vend për dyshime. Kjo edhe sepse shtetet perëndimorë përdorin dukshëm standarte të dyfishta. Këto ditë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington u prit presidenti azerbaixhanas Ilham Alijev. Ashtu si Lukashenko edhe ai është pa dyshim një despot. Por ai kontrollon naftën në Detin Kaspik.

Mundësitë për mbështetur nga jashtë ndryshimet demokratike në vende me rregjime totalitare si Bjellorusia janë të kufizuara. Politikanët opozitarë bjellorusë i kanë të hapura dyert në kryeqytetet europiane. Atyre u ofrohet solidaritet por nga arrestimi dhe shkopat e gomës së policisë së rregjimit nuk mund t'i mbrojë askush. Në këto kushte protesta e tyre merr ngjyra akoma më të guximshme.