1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dëshira speciale britanike ndaj BE-së

Bernd Riegert18 Dhjetor 2015

Kryeministri britanik paraqiti në samit një listë me katër kërkesa si kusht për qëndrimin në BE. Vendet e tjera kërkojnë nga kryeministri Cameron kompromise.

https://p.dw.com/p/1HPUO
Samiti i BE
Samiti i BEFotografi: dpa/Denis Closon

Kryeministri britanik David Cameron që doli para 27 kolegëve të tij nga BE-ja pas një darke katër orëshe, dukej sikur donte t'i prezantonte dëshirat britanike për një raport të ri ndaj BE-së si ndonjë sukses.

David Cameron se me këto dëshira i ka dhënë gjithë diskutimit rreth kërkesave të veçanta britanike përpara organizimit të referendumit mbi qëndrimin në BE një shtysë të re. "Lajm i mirë është se ka një rrugë që mund të na çojë në një marrëveshje. Jam i bindur për këtë, por kjo do të thotë shumë punë." Pra nga mesi i shkurtit të vitit 2016, kur do të vendoset në samitin e ardhshëm të BE-së.

Referendumi i BE-së si valvul në politikën e brendshme

EU-Gipfel: Pressekonferenz David Cameron
Fotografi: REUTERS/Yves Herman

Gati tre vjet më parë, në janar 2013, kryeministri britanik, e befasoi Bashkimin Evropian duke njoftuar për organizimin e një referendumi për fatin e britanikëve në BE. Në atë kohë në Bruksel mendohej, se David Cameron, duhet të bënte këtë në mënyrë që të qetësonte euroskeptikët në Partinë e tij Konservatore dhe për të shmangur "United Kingdom Independence Party" (UKIP) e cila kërkon një dalje të menjëhershme nga BE-ja dhe po fiton gjithmonë e më shumë vota në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërkohë, kryeministri i ka fituar zgjedhjet parlamentare. Por tani kryeministri konservator , i cili në të vërtetë do që Britania e Madhe të qëndrojë në BE, duhet ta zhvillojë referendumin më së voni deri në fund të vitit 2017.

Katër kërkesa, njëra prej të cilave mjaft e fortë

Nga teoritë e tij largvajtëse David Cameron ka hequr dorë tashmë. Në bisedime disamujore paraprake në kryeqytetet evropiane atij iu bë e qartë se BE-ja do që Britania e Madhe të qëndrojë në BE, por se dëshirat britanike të formuluara në mënyrë shumë të paqartë, nuk mund të përmbushen. Prandaj David Cameron paraqiti në samit tani një listë me vetëm katër kërkesa:

1. Ai dëshiron ta mbrojë tregun financiar britanik kundër rregullimit të tepërt nga zona e euros, ku Britania e Madhe nuk bën pjesë. Më shumë konkurrencë për BE-në; 2. Britania nuk do t'i përmbahet më formulës së traktateve të BE-së, sipas së cilës Evropa duhet të zhvillohet më tej në një bashkim gjithnjë e më të ngushtë; 3. parlamentet kombëtare duhet të marrin një rol më të madh; 4. Qytetarët e BE-së që vendosen në Britaninë e Madhe mund të përfitojnë prej shërbimeve sociale si ato të britanikëve vetëm pas katër vjetësh, .

Straßburg EU Parlament Griechenland Krise Nigel Farage
Fotografi: picture-alliance/dpa/P. Seeger

Qëndrime të ndryshme ndaj kërkesave britanike

Kryetarët e vendeve të tjera të BE-së kërkuan nga kryeministri Cameron kompromise. Kancelarja Merkel tha se "kërkesa IV nuk është e lehtë, por se me dëshirë të mirë mund të gjenden rrugë që t'u përshtaten të gjithëve." Ajo u shpreh edhe për mundësinë e ndryshimit të marrëveshjeve në vitet e ardhshme.

Kryeministrat e vendeve evropianolindore ishin kundër kërkesës për kufizimin e përftimeve sociale. Parimi i "të drejtave të barabarta për të gjithë në të gjithë Bashkimin Evropian" është i shenjtë, tha shkurt presidentja lituaneze Dalia Grybauskaite. "Lëvizja e lirë është një vlerë themelore e BE-së. Ne nuk mund të lejojmë diskriminimin e popullit tonë." Edhe kryeministri hungarez Viktor Orban tha se "tri kërkesa mund të mbështeten, por këreksa e katërt është tepër e komplikuar dhe duhet të diskutojmë më tepër." Pakënaqësia e britanikëve lidhet kryesisht me emigrantët nga vendet e reja anëtare të Evropës Lindore. Por statistikisht nuk mund të vërtetohet, që ky grup merr më shumë përfitime se britanikët.

Presidenti i Parlamentit Evropian, socialdemokrati Martin Schulz, tha se një periudhë pritjeje prej katër vjetësh, është e pamundur. BE-ja nuk u përcakton shteteve anëtare të BE-së se cilat lloji përfitimesh sociale duhet të ofrojnë, por vetëm se midis vendasve dhe qytetarëve të tjerë të BE-së nuk duhet të bëhet asnjë dallim.

Në Britaninë e Madhe kundërshtarët e kritikuan Cameronin. Nigel Farage, drejtues i UKIP, tha në një intervistë për BBC se në fjalën e tij në tribunën evropiane kryeministri bëri propozime për reforma që janë "parëndësishëm" dhe një "maskaradë".

Vetëm pak progres në politikën e refugjatëve

Në lidhje me politikën ndaj refugjatëve u tha se vendimet e marra në takimin e tetorit po vihen shumë ngadalë në jetë, sikurse tha kancelari austriak, Werner Feymann. Një formulë për shpërndarjen e detyrueshme të refugjatët në të gjitha vendet e BE është ende larg.

Samiti bëri thirrje për forcimin e kufirit tokësor dhe bregdetar, por shumë shtete nuk janë të kënaqura me idenë që kontrolli i kufirit të vëhet nga autoritetet evropiane dhe ao të heqin dorë nga të drejtat e tyre sovrane. Në verën e vitit 2016 pritet të negociohet për këtë, mendojnë diplomatët e BE-së.

Brüssel EU-Gipfel Merkel Cameron
Fotografi: picture-alliance/dpa/S. Lecocq

Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, i cili kishte takuar përpara samitit aktual të BE-së me një grup të vogël të vendeve të BE, njoftoi në Bruksel se vendi i tij do të fusë vizat për sirianët në fillim të janarit. Kjo bëhet jo për të penguar ata që është e qartë që janë refugjatë që të hyjnë në Turqi, por për të shmangur abuzimin e pasaportave siriane nga qytetarë të shteteve të tjera, tha pala turke.

BE-ja kishte rënë dakord me Turqinë për një program veprimi për të kufizuar refugjatët sirianë që vijnë nga Turqia në BE. Si kompensim disa shtete duan të marrin direkt refugjatë nga kampet në Turqi. Shifra nuk janë bërë të ditura. Këto të ashtuquajtura kuota, kancelarja gjermane Angela Merkel, i konsideron si një komponent kyç në zgjidhjen e çështjes së refugjatëve.