1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Demokracia është mjeti më i mirë kundër pushtimit - Konferenca kombëtare në Bagdat bie dakord për parlamentin e tranzicionit

Peter Filip19 Gusht 2004

Të mërkurën në mbrëmje kofenreca kombëtare irakiane ra dakord pas katër ditë diskutimesh për këshillin kombëtar që do të veprojë si parlament i përkohshëm deri në ditën e zgjedhjeve. Ky këshill përbëhet nga 81 anëtarë dhe 19 delegatë të përcaktuar më parë. Të 1000 delegatët e konferencës kombëtare që përfaqësojnë të gjitha shtresat e shoqërisë irakiane ishin mbledhur në Bagdat qysh të djelën.

https://p.dw.com/p/ArSV

E gjitha kjo as që ka të bëjë me demokracinë, ankohen disa pjesëmarrës të konferencës kombëtare irakiane dhe analistët e gazetave të huaja e komentojnë me zell këtë fakt. Pas katër ditë debatesh intensive asambleja e Bagdatit e përbërë nga 1.000 përfaqësues të të gjitha shtresave të popullsisë, aprovoi pa votim, por vetëm me thirrje e brohoritje parlamentin e tranzicionit të përbërë nga 100 antarë. Ky parlament do të veprojë gjatë muajve të ardhshëm si organ mbikqyrës i aktivitetit të qeverisë së tranzicionit dhe do të përgatisë zgjedhjet e planifikuara për në janar.

Kritikët akuzojnë, se ky forum përfaqëson vetëm interesat e qeverisë dhe si rjedhojë ai nuk është në gjendje ta kryejë detyrën si duhet. Të gjitha grupet e tjera që kandiduan u spostuan nga lista elektorale e rekomanduar prej qeverisë dhe më pas ato i tërhoqën kandidaturat e tyre. Në këtë mënyrë votimi nuk kishte më kuptim.

Nën regjimin e Sadam Huseinit të paktën ka pasur zgjedhje, pavarësisht se ato janë zhvilluar në rrethana të dyshimta duke pasur parasysh rezultatet me 100%. Mos vallë kemi të bëjmë tani me një prapaktheu? Por gjërat nuk duhen parë me këtë sy. Një vit pas fundit të sundimit të dhunshëm disa dhjetravjecar dhe mungesës së lirisë, asnjë vend nuk do t´ia kishte dalë të organizonte zgjedhje të lira dhe demokratike, aq më keq kur në këtë vend vazhdon të gjëmojë lufta e përgjakshme. Kjo luftë është një kryengritje dhe terrorizëm, qëllimi kryesor i të cilave është të minojnë dhe të pengojnë cdo hap drejt demokratizimit dhe normalizimit.


Në rrethana të tilla është si thuash një mrekulli që deri më sot
është arritur deri këtu, pavarësisht se ende ka mjaft skepticizëm. Natyrisht që amerikanët vazhdojnë të komandojnë edhe pse zyrtarisht ata ia kanë kaluar pushtetin qeverisë së tranzicionit. Ndonëse të dyja palët, si trupat amerikane edhe qeveria irakine, ndodhen vazhdimisht nën presionin e kundërshtarëve, qofshin këta terroristë anonimë apo ithtarë të radikalit shiit Muktada el Sadër, ato vazhdojnë të punojnë të patrazuar për të hapur rrugën drejt demokratizimit.

Kjo pranohet në popull pavarësisht nga shumë lajme negative që vijnë nga Iraku. Nëse nuk do të ishte kështu nuk do të kishin kandiduar disa mijëra vetë për 1.100 mandatet në konferencën kombëtare. Një tjetër provë për këtë është edhe fakti që pavarësisht nga sulmet e vazhdueshme, gjithnjë e më shumë të rinj kërkojnë të punësohen në shërbimin policor. E pra ka dy nivele: masa e gjerë e irakinavë që nuk e do pushtimin, por kjo nuk i nxit ata të bëhen kryengritës, luftëtarë të rezistencës apo terroristë. Një pjesë e madhe e popullsisë duket se e ka kuptuar që procesi i demokratizimit është mënyra më e sigurtë për të larguar pushtuesin. Një ide kjo që duhej ta përqafonte edhe Muktada el Sadër, aq më shumë tani që ai citohet të ketë deklaruar, se do të tërheqë ithtarët e tij nga Naxhafi dhe mund të marrë pjesë në procesin politik.