1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Departamenti Amerikan i Shtetit: Maqedonia i ka respektuar standartet kundër trafiqeve njerëzore

Fatos Musliu/ Shkup5 Qershor 2008

Në ujërat e liqenit të Ohrit ka filluar patrullimi i parë i ekipeve të policëve të Maqedonisë dhe Shqipërisë.Autoritetet kufitare nga Maqedonia dhe Shqipëria po vazhdojnë aktivitetet e shënimit fizik të kufirit ujor

https://p.dw.com/p/EE81
Patrullë policie në Liqenin e Ohrit
Patrullë policie në Liqenin e OhritFotografi: AP

Maqedonia gjatë vitit të kaluar i ka respektuar standardet minimale për eliminimin e kontra-bandës së njerëzve dhe i ka përmirësuar kapa-citetet për identifikim dhe mbrojtje të viktimave. Kjo është bërë e ditur në Raportin për luftën kundër tregtisë me njerëz, që e publikoi Departamenti amerikan i Shtetit. Maqedonisë i rekomandohet të bëjë përpjekje plotësuese në mbrojtjen dhe ndihmën e viktimave, veçmas në sferën e financimit të mëtejshëm të qendrave të pranimit dhe organizatave joqeveritare që u ofrojnë shërbime viktimave.

Vazhdojnë aktivitetet e shënimit fizik të kufirit ujor mes Maqedonisë e Shqipërisë

Autoritetet kufitare nga Maqedonia dhe Shqipëria po vazhdojnë aktivitetet e shënimit fizik të kufirit ujor ndërshtetëror, të cilin e shkatërruan në vitin 1997 kalimtarët ilegalë. Patrullat e përbash-këta për sigurimin e kufirit janë pjesë e detyrimeve të NATO-s dhe BE-së, hap që ka për qëllim të pengojë rreziqet në kufi dhe kriminalitetin e kontrabandën ndërkufitare.

Fillon patrullimi i parë i ekipeve të policëve të Maqedonisë dhe Shqipërisë

Në këtë kuadër, në ujërat e liqenit të Ohrit ka filluar patrullimi i parë i ekipeve të policëve të Maqedonisë dhe Shqipërisë. Kështu, këto dy vende fqinje janë të parat në Evropën Juglindore që filluan të zbatojnë në praktikë Marrëveshjen e vitit 2006 të firmosur në Vjenë, për bashkë-punimin ndërkufitar midis policive të të dyja shteteve. Bëhet fjalë për implementimin e dispozitave nga Konventa për Bashkëpunim Politik në Evropën Juglindore, e firmosur para dy viteve në Vjenë. Peshkimi i pa-ligjshëm dhe kalimet e ilegale të kufijve shtetërorë janë problemet me të cilat po përballen të dyja shtetet.

“Problemi më i madh janë peshkatarët e paligjshëm, sepse në Shqipërisë është i lejuar peshkimi dhe nuk ka ndalesa si tek ne në Maqedoni. Shpesh ndodh që peshkatarët shqiptarë hyjnë në territorin e Maqedonisë. Kalime të paligjshme ka, por ato nga viti në vit janë gjithnjë në numër më të vogël”, thotë Zoran Dostinoski, komandant i policisë së Liqenit në Ohër.

Patrullimi i ardhshëm i policëve shqiptarë dhe maqedonas do të realizohet në ujrat territoriale të Shqipërisë. Pala shqiptare është e kënaqur nga mënyra e dertanishme e ruajtjes se kufirit ujor midis dy vendeve.

“Shpresojmë se në të ardhmen me një bashkëpunimin të tillë të përbashkët do të ruajmë kufirin dhe do të pengojmë kriminalitetin e mëtejshëm”, deklaroi Sali Gorrica, përfaqësues i Policisë së liqenit në Pogradec.