1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Deputetët në Shkup votojnë pro shpërbërjes së parlamentit të Maqedonisë

Fatos Musliu12 Prill 2008

Me shumicë votash, deputetët e Parlamentit të Maqedonise kanë votuar për shpërbërjen e Parlamentit. Kryeparlamentari Georgievski ka deklaruar se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen kah mesi i muajit qershor

https://p.dw.com/p/DgbL
Ndërtesa e Parlamentit të Maqedonisë
Ndërtesa e Parlamentit të MaqedonisëFotografi: aptn

Në fund të seancës maratonike kryetari i parlamentit të Maqedonisë Lubisha Georgievski tha se së shpejti do të dihet zyrtarisht edhe data e saktë e zgjedhjeve të parakohshme. Sipas afateve kushtetuese ato duhet të realizohen më së voni nga mesi i muajit qershor. Pro shpërbërjes së parlamentit kanë votuar deputetët e dy partive shqiptare Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH). Partitë opozitare maqedonase LSDM dhe PLD kanë braktisur punimet e seancës në momentin e votimit. Opozita vlerëson se kryeministri Nikolla Gruevski shkon në zgjedhje të parakohshme sepse i frigohet përgjegjësisë për zgjidhjen e kontestit rreth emrit me Greqinë.