1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Deri në 20 vjet burg për përdhunuesit

Taube, Friedel8 Korrik 2016

Sa të rrepta janë dënimet për krimet seksuale në vende të ndryshme të botës?

https://p.dw.com/p/1JLW7
Deutschland Demonstration zu Reform des Sexualstrafrechts in Berlin
Fotografi: picture-alliance/dpa/J. Carstensen

Gjermania e reformoi ligjin për veprat penale seksuale pas sulmeve të Këlnit dhe e ripërcaktoi konceptin e përdhunimit. "Jo" tani do të thotë "jo". Po sa të rrepta janë dënimet për krimet seksuale në vende të ndryshme të botës?

Francë

Franca ka një ligj penal për krimet seksuale të ngjashëm me atë që sapo miratoi Bundestagu. Koncepti i përdhunimit është mjaft i gjerë dhe përfshin edhe veprime seksuale të detyruara që rrjedhin nga një "kërcënim" ose një "veprim i befasishëm". Dënimet shkojnë deri në 20 vjet burg. Për ngacmime seksuale të përsëritura me fjalë mund të dënohesh me një gjoba të rënda apo edhe dy vjet burg.

Itali

Zgjati shumë deri sa në Itali hyri në fuqi një ligj penal i rreptë për krimet seksuale - deri në vitin 1996. Deri në atë kohë sulmet seksuale në martesë tolerohesin, për shembull. Por prej mëse 20 vjetësh, sulme të tilla mund të dënohen me deri në dhjetë vjet burgim.

Mexiko Demonstration gegen sexualisierte Gewalt.
Fotografi: picture-alliance/dpa/U. Ruiz Basurto

Zvicër

Në Zvicër konsiderohet si përdhunim vetëm depërtimi vaginal. Të gjitha veprimet e tjera seksuale pa pëlqim konsiderohen si sulme seksuale. Por edhe për to ekziston i njëjti dënimi maksimal me deri në dhjetë vjet burgim. Që veprat të konsiderohen të kryera duhet që viktima të jetë përpjekur dukshëm për t'u mbrojtur dhe autori ta ketë kapërcyer me vetëdije këtë rezistencë. Këtu përfshihet edhe presioni psikologjik. Që nga viti 2004 konsiderohet si krim edhe përdhunimi në martesë.

SHBA

Në SHBA, nuk ka një ligj penal uniform për krimet seksuale por secili shtet ka ligjin e vet. Dhe dallimet janë të mëdha, disa shtete janë më liberalë, të tjerë më puritanë. Në Kaliforni, për shembull, ekziston nga viti 2014 rregulli "Po do të thotë po", i cili parashikon që të dy partnerët të thonë para aktit seksual në mënyrë të qartë "po" ose të paktën të thonë po me kokë. Megjithatë, rregulli nuk vlen për të gjithë, por vetëm për studentët e universiteteve shtetërore. Se pikërisht aty kishte pasur më parë shumë sulme në të gjithë SHBA-në. Një problem, për të cilin u angazhua edhe Presidenti Obama personalisht. Në një shtet tjetër p.sh. në Oklahoma konsiderohet si vepër penale dhe është e dënueshme si e tillë edhe tradhëtia bashkëshortore, pavarësisht nëse akti seksual është bërë me pranim ose detyrim.

Nein heißt Nein Sexualstrafrecht
Fotografi: pictue-alliance/dpa/I.Kjer

Arabia Saudite

Arabia Saudite ka një një ligj penal jashtëzakonisht të ashpër për krimet seksuale. Përdhunimi dënohet zakonisht me vdekje. Megjithatë bëhet një dallim në masën e dënimit sipas faktit nëse përdhunesi ishte në kohën e krimit i martuar apo beqar. Të martuarit dënohen më rreptë. Në Arabinë Saudite mund të dënohet në raste të tilla edhe viktima, në qoftë se ajo ka qenë "aktive" në situatën kur ndodh përdhunimi, p.sh. duke u takuar jashtë martesës me një burrë tjetër. Gruaja në raste të tilla mund të dënohet me burg ose goditje me kamzhik. Në vende të tjera arabe të tilla si Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordania dhe Libani një përdhunues mund t'i shpëtojë dënimit duke u martuar me viktimën.