1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Detyrat e misionit të BE-së EULEX në Kosovë

16 Shkurt 2008

BE-ja zyrtarizoi vendimin për misionin civil në Kosovë, EULEX. Selia e EULEX-it do të jetë në Prishtinë. Beogradi e dënoi ashpër këtë mision duke e quajtur " turp" dhe shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

https://p.dw.com/p/D8YL
Fotografi: LU/Toms Grīnbergs

Misioni për shtetin ligjor, shkurt EULEX, kështu është pagëzuar misioni më i madh civil në historinë e BE-së, që do të vendoset gjatë shkurtit dhe marsit në Kosovë.

Shtetet e BE-së nuk pritet që ta njohin bashkarisht pavarësinë e Kosovës, që sipas të gjitha gjasave do të shpallet më 17 shkurt. Qipro thotë jo, Rumania, Sllovakia dhe Spanja kanë rezerva. Shtetet e BE-së do të "marin lajmin e shpalljes së pavarësisë". Më pas do të pasojnë njohjet e secilit shtet, më vete. Më të bashkuar janë evropianët në lidhje me misionin e BE-së. Ky mision në njërën anë do të përmbajë EULEX-in, i cili do të ndërtojë dhe kontrollojë gyjqësinë, administratën policinë dhe doganën e ku do të përfshihen 2000 policë dhe juristë.
Doris Pack
Doris Pack erudeputete gjermane, eksperte e Ballkanit në parlamentin e BE-sëFotografi: Europäisches Parlament
Bashkimi Evropian përveç të tjerash do të hapë Zyrën Ndërkombëtare Civile (ICO), e cila do ta këshillojë dhe mbikqyrë qeverinë e Kosovës. Deputetja gjermane e parlamentit evropian Doris Pack thotë se do të jenë ndërkombëtarët ata që do ta thonë fjalën e fundit: "Pavarësia e mbikqyrur do të përfshijë edhe mundësinë e korrigjimit, ndërrimit të personelit dhe që do të jetë Bashkimi Evropian ai që do të thotë fjalën e fundit. Pavarësia do të mbikqyret për një kohë të gjatë, për të na dhënë neve sigurinë, që e tëra ecën në rregull." Zyra Ndërkombëtare do të zëvendësojë një pas një administratën e OKB-së, e cila nuk ka qenë shumë eficiente gjatë gjashtë vjetëve paraardhës: "Deri tani pjesa më e madhe e punës udhëhiqej nga OKB-ja, ndërsa shiqptarët ishin vetëm sa për dekor. Tani do të jetë anasjelltas. Shqiptarët do të janë ata që do të marrin përgjegjësinë në dorë ndërsa ne do të jemi dekor," thotë Pack. Ajo shton se ky dekor është shumë i rëndësishëm që gjithçka të bëhet si duhet."
Unabhängigkeitserklärung des Kosovo erwartet
Shqiptar�festojn��ritje t�hpalljes s�avar�sFotografi: picture-alliance/ dpa


Bashkimi Evropian do të harxhojë gjithsej rreth dy miliardë Euro për rindërtimin e administratës dhe infrastrukturës në Kosovë. I ndodhur nën presionin e Rusisë, Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun (Ban Ki Moon) nuk e mbështeti haptazi dërgimin e misionit të BE-së në Kosovë. Rusia e konsideron këtë mision të pamoralshëm dhe të paligjshëm, pasi ai nuk mbështetet mbi rezolutën 1244. Bashkimi Evropian shpreson, që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ta tolerojë në heshtje kalimin e administratës nga OKB-ja në dorë të evropianëve.