1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

111209 Zehn Jahre G20

14 Dhjetor 2009

Qëllim i G-20-ës ishte forcimi i arkitekturös financiare ndërkombëtare pas krizës në Azi në vitin 1997. Fakti që ai nuk arriti të pengojë krizën mbarëbotërore është një ironi e veçantë në historinë e këtij institucioni.

https://p.dw.com/p/L1uf
Fotografi: AP / CC_Marcin n_nc

Grupi i 20 vendeve më të industrializuara dhe dhe i atyre nö ekspansion ekonomik, i quajtur ndryshe shkurt G20, u themelua para 10 vitesh.Takimi i themelimit të këtij grupi u mbajt më 15 dhe 16 dhjetor 1999 në Berlin.

Nisi si gjest miqësor i kombeve të industrializuara ndaj atyre në ekspansion ekonomik.

Ato në të ardhmen do të kishin mundësi që të thonë fjalën e tyre për çështjet e rëndësishme të politikës ndërkombëtare ekonomike dhe financiare. Në samitin e ekonomisë botërore në qershor të vitit 1999 në Këln u bë propozimi përkatës. Në të ardhmen në takimet e rregullta jozyrtare do të ftoheshin edhe Ministrat e Financave dhe Guvernatorët e Bankave emetuese të vendeve me hov të shpejtë ekonomik. Pak muaj më vonë, në dhjetor në Berlin u mbajt takimi i parë i G20-ës.

Der Direktor des deutschen Instituts für Entwicklungspolitik (DEI) Prof. Dr. Dirk Messner
Prof. Dr. Dirk Messner,Fotografi: Deutsches Institut für Entwicklungspolitik (DIE)

Dirk Messner, drejtor i Institutit gjerman për politikën e zhvillimit, thotë: "Po, ishte të paktën një pikënisje para dhjetë vitesh, për të bërë bashkë vendet në zhvillim dhe vendet e industrializuara. Deri atëherë ne kishim një ekonomi botërore dhe një rend të ekonomisë botërore, i cili ishte strukturuar në thelb nga vendet e G8-ës. Vendet në zhvillim dhe vendet me hov të shpejtë ekonomik ishin jo pak keq të organizuara, si një klub i madh, por relativisht me shumë pak ndikim. Dhe G20 ishte një përpjekje e vendeve me hov të shpejtë ekonomik, që pesha e tyre ekonomike dhe politike të jetë e pranishme në skenën ndërkombëtare dhe ato e arritën këtë qëllim".

Në G20 përfaqësohen Ministrat e Financave dhe Guvernatorët e bankave emetuese. Fillimisht janë vendet e G7-ës, pra Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia, Japonia, Kandaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pastaj anëtarja e G8-ës Rusia, si dhe Argjentina, Australia, Brazili, Kina, India, Indonezia, Koreja e Jugut, Arabia Saudite, Afrika e Jugut dhe Turqia. Anëtar i veçantë numër 20 është Bashkimi Evropian, i cili përfaqësohet nga presidenca e tij e radhës. Po ashtu në tryezën e bisedimeve marrin pjesë gjithmonë edhe përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Grupi i 20 vendeve më të industrializuara të botës dhe vendeve me hov të shpejtë ekonomik përfaqëson rreth 90 përqind të produktit shoqëror botëror, 80 përqind të tregtisë botërore, si dhe dy të tretat e popullsisë në botë.

Flash - Galerie G20 London
Ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qëndrore të G20Fotografi: picture alliance / empics

Pjesa më e madhe e kohës në historinë e G20 ka qenë jo shumë spektakulare. Në takimet jozyrtare në nivel ministrash trajtoheshin kryesisht çështjet e ekonomisë botërore, të cilat pothuajse nuk janë vënë re fare nga opioni i gjerë publik.


G20 fitoi peshë pas krizës financiare dhe ekonomike botërore në prag të nëntëvjetorit të themelimit të tij.

"Përmes krizës financiare G20 fitoi një vlerë krejt tjetër, në të vërtetë ai nxjerr nga loja de fakto G8-ën dhe kthehet vetë në një instancë drejtuese vendimtare të ekonomisë botërore. Dhe kjo është një kthesë e vërtetë historike, në të vërtetë një revolucion ndërkombëtar për shkak se deri në vitin e fundit G8-a shihej si një qendër drejtuese e ekonomisë mbarëbotërore dhe vetë vendet e G8-ës, pra vendet e industrializuara e konsideronin veten si kapitenë të ekonomisë botërore. Tani në radhë është G20. Dhe ky grup është një përzierje në mes të vendeve të industrializuara dhe vendeve me hov të shpejtë ekonomik. Një revolucion i vërtetë ndërkombëtar", sqaron drejtori i Institutit gjerman për politikën e zhvillimit, Dirk Messner.

Autor: Klaus Ulrich/Esat Ahmeti

Redaktoi: Angjelina Verbica