1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dhjetra të vrarë dhe të plagosur në Bruksel

BC, DPA, Belga22 Mars 2016

Në aeroportin e Brukselit janë dëgjuar dy shpërthimet të fuqishme. Një shpërthim ka ndodhur edhe në një stacion të metrosë. Dyshohet për sulme terroriste. Dhjetra të vrarë dhe të plagosur.

https://p.dw.com/p/1IHLS
Aeroporti Zaventem
Aeroporti ZaventemFotografi: Reuters/F. Lenoir

Brukseli është tronditur sot në mëngjes nga disa shpërthime të fuqishme. Në aeroportin Zaventem janë dëgjuar dy shpërthime të fuqishme. Dëshmitarët okularë thonë se para shpërthimeve ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri dhe janë dëgjuar biseda në gjuhën arabe. Mediat dhe spitalet njoftojnë për të paktën 11 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Këto të dhëna nuk janë konfirmuar.

Stacioni Maelbeek.
Stacioni Maelbeek.Fotografi: picture-alliance/AP/APTN

Agjencia belge e lajmeve Belga ka njoftuar për të paktën një të vdekur, disa të plagosur, dy shpërthime të fuqishme, tym dhe ikje masive nga aeroporti. Thuhet se udhëtarët janë evakuuar dhe janë të sigurt. Deri tani nuk është konfirmuar sfondi i këtyre sulmeve. Televizioni britanik Sky News njofton se shpërthimet kanë ndodhur në afërsi të shoqërisë amerikane të fluturimeve - American Airlines. Trafiku në këtë aeroport është ndaluar pas shpërthimeve, ndërsa aeroporti është bllokuar.

Sulme edhe në metro

Ndërkohë mediat njoftojnë se në Bruksel është dëgjuar një shpërthim edhe në stacionin e metrosë Maelbeek, në afërsi të godinës së Komisionit Evropian. Deri tani nuk ka të dhëna të konfirmuara për pasojat në njerëz, por disa media njoftojnë se vetëm nga ky shpërthim kanë humbur jetën 15 vetë dhe janë plagosur dhjetra të tjerë. Autoritetet evropiane u kanë bërë thirrje të punësurva të mos dalin nga godina apo të mbeten në shtëpi, nëse ende nuk kanë ardhur në punë. Qeveria belge ka shpallur nivelin më të lartë të rrezikut nga sulmet terroriste.

Masat e sigurisë
Rriten masat e sigurisëFotografi: DW/G. Matthes

Ndërkohë edhe autoritetet gjermane kanë vendosur të ashpërsojnë masat e sigurisë në aeroportet e Gjermanisë, ndër të tjera edhe në Frankfurt mbi Majn.

Lufta vazhdon

Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maisiere ka apeluar për bashkëpunim dhe luftë të përbashkët kundër terrrorizmit. "Ka mundësi që sulmet të mos kenë përfunduar ende. Por ne duhet të vazhdojmë luftën e denjë kundër terrorizmit. Jo vetëm në Belgjikë por edhe në Gjermani dhe vendet e tjera", theksoi minsitri i Brendshëm gjerman Thomas de Maisiere.